Në bazë të nenit 34 të Ligjit për arsim të mesëm (“ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 37/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 118/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 135/14, 10/15, 98/15, dhe 145/15 dhe 30/16 ) dhe Rregullores për mënyrën dhe kriteret e përafërta për organizimin dhe mbajtjen e garave për nxënës nga lëndë të caktuara në nivel komunal, rajonal dhe nivel shtetërorë në arsimin e mesëm nr. 19-2249/1 të datës 05.03.2013, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

K O N K U R S
për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënës të shkollave të mesme

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënës të shkollave të mesme.

Në Konkurs të drejtë konkurrimi kanë shoqatat e mësimdhënësve të cilët janë të regjistruar si shoqata më së paku tre vite deri në ditën kur parashtrohet kërkesa për organizimin e garave.

Me parashtrimin e kërkesës për akreditim, shoqatat e mësimdhënësve duhet të dorëzojnë:

- Dokument për veprimtari të regjistruar nga Regjistri Qendrorë i Republikës së Maqedonisë;
- Gjendja momentale e shoqatës të lëshuar nga Regjistri Qendrorë;
- Bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit të shoqatës të lëshuar nga Regjistri Qendrorë;
- Statuti i shoqatës së mësimdhënësve;
- Rregullore për organizimin e garave;
- Kalendar trevjeçar për realizimin e garave për nxënës të shkollave të mesme i cili do të përmbajë lëndë të caktuar mësimore, periudhën kohore për realizimin e garës si dhe mësimdhënësit përgjegjës të cilët do të kyçen në organizimin dhe realizimin e secilës garë në bazë të rregullave ligjore.

Shoqatat e interesuara dokumentacioni i të cilëve është i pa kompletuar ose i dorëzuar jo në kohë nuk do të merret parasysh në procesin e shqyrtimit të mëtutjeshëm dhe akreditimit.


Për organizimin e garave akreditohet nga një shoqatë e mësimdhënësve ose Lidhje e shoqatave nga një lëndë/ drejtim të caktuar mësimorë në periudhë prej tre viteve duke filluar nga viti 2016.

Shoqatat e mësimdhënësve të përzgjedhur, përkatësisht Lidhje të shoqatave me rregullore për organizim të garave do të rregullojnë mënyrën e organizimit, si dhe garat për nxënës t'i organizojë nga mësimdhënës të cilët mbajnë mësim nga lëndë të caktuara mësimore, lëndë të ngjashme ose fushë shkencore të cilës i përket lënda mësimore, si dhe organizimin e garave në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë në të gjitha gjuhët mësimore me përjashtim të garave në gjuhë dhe literaturë shqipe dhe gjuhë dhe literaturë turke.

Të drejtë konkurrimi në këtë Konkurs kanë Shoqatat e mësimdhënësve dhe Lidhjet e shoqatave të mësimdhënësve të cilët nuk kanë marrë akreditim për lëndët e përgjithshme arsimore për arsimin e mesëm - gjimnaz dhe arsimin profesional siç janë .

- Gjuhë shqipe dhe literaturë;
- Gjuhë turke dhe literaturë;
- Histori;
- Filozofi;
- Biznes dhe sipërmarrje;
- Sport dhe aktivitete sportive;
- Art figurativ;
- Gjuhë ruse;
-Gjuhë italiane;
- Pedagogji;
- Psikologji
- Hyrje në drejtësi;
- Menaxhment;
-Logjikë;
- Etikë;
- Ekonomi;
- Edukatë qytetare;

Si dhe për lëndët profesionale nga drejtimet në vazhdim:
- Ndërtimtari - gjeodezi;
- Grafik;
- Drejtimi Shëndetësi;
- Hotelieri- turizëm;
- Shërbime personale;
- Tekstil- lëkur dhe
- Ekonomi - juridik dhe tregti.

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në afat prej 15 ditëve nga dita e shpalljes së Konkursit në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Aplikimet e pa kompletuara dhe të dorëzuara jo në kohë nuk do të shqyrtohen nga ana Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook