Programi Qendror Evropian për këmbim në fushën e studimeve universitare
(CEEPUS-Central European Exchange Program for University Studies) shpall:

KONKURS
për bursë për vizita studimore në vendet anëtare të Programit CEEPUS

 


Republika e Maqedonisë si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Çekisë, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Moldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë, Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës për promovimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë në kuadër të Programit Qendror Evropian për këmbim në fushën e studimeve universitare ( (CEEPUS-Central European Exchange Program for University Studies) u mundëson institucioneve të larta arsimore të participojnë si partner në gjithsej 36 rrjete nga fusha të ndryshme. Në kuadër të këtyre rrjeteve, studentët e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë dhe profesorët kanë mundësi të aplikojnë për bursë për vizita studimore jashtë Republikës së Maqedonisë. Në CEEPUS rrjetet janë përfshirë edhe universitete e vendeve të lartpërmendura.
Programi ka për qëllim të promovojë mobilitetin e studentëve dhe kuadrit mësimor, si dhe bashkëpunimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta që shpien deri te diplomat e përbashkëta (Joint degree).
Në vitin akademik 2016/2017 janë përfshirë institucionet e larta arsimore në vijim në Republikën e Maqedonisë:
1. Universiteti “ Shën Kirili dhe Metodi” - Shkup përmes fakulteteve në vijim:
- Fakulteti Filologjik “ Bllazhe Koneski”
Katedra për sllavistikë
Katedra për gjuhë dhe letërsi gjermane

- Fakulteti i mjekësisë;
- Fakulteti i mjekësisë veterinere:
- Fakulteti i makinerisë;
Instituti i inxhinierisë së prodhimit

- Fakulteti matematiko - natyrorë

Instituti i matematikës;
Instituti i Kimisë;
Instituti i Etnologjisë dhe Antropologjisë;
Instituti i Gjeografisë;


- Fakulteti i shkencave të bujqësisë dhe ushqim;
- Fakulteti ekonomik;
- Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike;
- Fakulteti filozofik;

Instituti i Historisë së Artit dhe Arkeologjisë;
Instituti i filozofikë

- Fakulteti i ndërtimtarisë
Katedra e mekanikës teknike dhe forca e materialeve;

2. Universiteti “ Shën Kliment Ohridski” - Manastir përmes fakulteteve në vijim:
- Fakulteti i teknologjive informatike dhe komunikim;
- Fakulteti Juridik - Kërçovë;
3. Universiteti “ Goce Dellçev” - Shtip përmes fakulteteve në vijim:
- Fakulteti i bujqësisë;
- Fakulteti elektroteknik - Radovish;
4. Universiteti Shtetëror i Tetovës përmes fakulteteve në vijim:
- Fakulteti i shkencave medicinale;
- Fakulteti ekonomik;
5. Universiteti i shkencave dhe teknologjive të informacionit “ Shën Apostol Pavle” - Ohër
- Fakulteti për sistem të informatikës, vizualizim , digjital, multimedial dhe teknikë e animacionit
6. Instituti Euro - Ballkan -Shkup,
-Studime bizantologjike;
-Studime të Evropës Juglindore;

7. Kolegji Amerikan - Shkup

- Gjuhë e huaj;

Mënyra e vetme e aplikimit është online në www.ceepus.info
Afati i fundit për aplikim për semestrin e dimrit në vitin akademik 2016/2017 është 15 qershor 2016 dhe për semestrin e verës në vitin akademik 2016/2017 është 31 tetor 2016.
Për informacione më të hollësishme drejtohuni në Zyrën Kombëtare CEEPUS pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kontakt telefonin 02/ 3140185 ose e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook