Në bazë të nenin 14 paragrafi 1 dhe nenit 15 prej ligjit për librat për arsimin fillor dhe të mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/2010, 36/2011, 135/2011, 46/2012, 24/2013, 120/2013, 29/2014, 146/15, 217/15 dhe 30/16) dhe në përputhje me Rregulloren për kriteret për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për transferimin e të drejtës materiale të autorit për librat e arsimit fillor dhe të mesëm nr. 22-10483/1 të datës 18.07.2013, nr. 22-10483/2 të datës 16.09.2013 dhe nr. 03-6645/1 të datës 18.03.2015, Ministria për arsim dhe shkencë - Shërbimi pedagogjik, shpall

Konkurs për botimin e një libri për lëndën mësimore  Puna me kompjuter dhe bazat e programimit për klasën e IV-të  të arsimimit fillor nëntëvjeçar

 

1. KUSHTET E PËRGJITHSHME
- Porositësi: Ministria për arsim dhe shkencë - Shërbimi pedagogjik, bulevardi “Shën Kiril dhe Metodij” nr. 54, Shkup.

Subjekti i konkursit: Oferta për botimin e një libri për lëndën mësimore Puna me kompjuter dhe bazat e programimit për klasën e IV-të të arsimimit fillor nëntëvjeçar me kompensim për transferimin e të drejtës material të autorit në neto shumë prej 185.411 (njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e katërqind e njëmbëdhjetë) denarë.

1.1. Të drejtë në pjesëmarrje në Konkurs kanë autorët të cilët i plotësojnë kushtet e parashikuar me nenin 10 prej ligjit për librat për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim. Autoriteti dhe pronësia e librit të miratuar verifikohen me shembullin e gjashtë të librit.

1.3. Në konkurs mund të merr pjesë autori i librit me një dorëshkrim për librin për një ëndë mësimore.

1.4. Autori i librit nuk mund të jetë person i punësuar në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, në organet në përbërjen e Ministrisë, në Qendrën për edukim profesional dhe trajnim, në Qendrën për arsimimin e të moshuarve, kryetari dhe anëtarët e Komisionit kombëtar dhe anëtarët e komisionit recezent.

1.5. Dorëshkrimi për librin përpunohet në bazë të planit dhe programeve mësimore për klasët përkatëse, lëndës dhe Koncepti për librin për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.6. Dorëshkrimi për librin duhet të përmbushë kushtet dhe standardet në përputhje me Konceptin për librin për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.7. Dorëshkrimi për librin dorëzohen në formë të printuar në 5 (pesë) kopje të rregulluara në mënyrë figurative, grafike dhe gjuhësore (1 kopje në ngjyrë dhe 4 kopje bardh e zi), të përpiluara sipas planit dhe programeve mësimore për klasët përkatëse, lëndës dhe Koncepti për librin për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.8. Dorëshkrimi për librin dorëzohet edhe në formë elektronike.

1.9. Autorët e dorëshkrimit të librit e dorëzojnë në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj qirilik.
Për nxënësit të cilët ju përkasin komuniteteve të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë dhe alfabet të ndryshëm nga gjuha maqedonase, dorëshkrimin e librit e dorëzojnë në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj qirilik.
1.10. Ministri dhe autori i librit nënshkruajnë kontratë për transferimin e të drejtës materiale të autorit në të cilën përcaktohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta.
1.11. Nëse autori i librit në konkursit ka ofruar literaturë shtesë në përputhje me nenin 15 paragrafi 2 prej Ligjit për librat për arsimin fillor dhe të mesëm, është i obliguar që të njëjtat t’ja jep pa transferim të së drejtës materiale të autorit në përputhje me nenin 18 paragrafi 2 prej Ligjit.

2. AFATET
2.1 Afati për dorëzimin e dorëshkrimit të librit është përfundimisht me 28.06.2016.

3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT
3.1. Dokumentacioni i konkursit përmabn: planin dhe programin mësimor për klasën përkatëse, lëndën dhe Konceptin për librin për arsimin fillor dhe të mesëm dhe Ligjin për librat për arsimin fillor dhe të mesëm.
3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të merret në hapësirat e Ministrisë së arsimit dhe shkencës - Shërbimi pedagogjik, bulevardi “Shën Kiril dhe Metodij” nr. 54, Shkup.

4. DORËZIMI I LIBRAVE

4.1. Ofertat për librat dorëzohen rekomanduar me postë ose me dorëzim në Arkivin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës - Shërbimi pedagogjik, bulevardi “Shën Kiril dhe Metodij” nr. 54, Shkup.

4.2. Në fletën e parë të dërgesës, në pjesën e lartë të këndit të majtë, duhet të shkruhet “MOS E HAP” dhe “KONKURS PËR BOTIMIN E LIBRAVE”, emri i librit, klasa, ndërsa në mes adresa: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK, bulevardi “Shën Kiril dhe Metodij” nr. 54, Shkup.
4.3. Autorët e dorëshkrimeve të librave në pako e dorëzuar në kovertë të mbyllur në të cilën shkruan “MOS E HAP” duhet të dorëzojnë: emrin dhe mbiemrin e saktë të autorit/ autorëve, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit, institucionin në të cilin punojnë, vërtetimin ose diplomën për arsimin përkatës të kryer, në origjinal ose të verifikuar me vulë noteri (autorët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë shtetit detyrohen të dorëzojnë diplomën e nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë), vërtetim për eksperiencën e punës, deklaratë se i plotëson kushtet në përputhje me nenin 11 prej Ligjit për librat për arsimin fillor dhe të mesëm, deklaratë nga lektori për rregullim gjuhësor të tekstit dhe vërtetim për provimin e dhënë si lektor (origjinal ose të verifikuar në noter).

4.4. Nëse emri dhe mbiemri i autorit në fletparaqitjen dallojnë nga emri dhe mbiemri i theksuar në vërtetimin ose diplomën për arsimin përkatës të kryer, dorëzohet dëshmia përkatëse për vërtetësinë e të dhënave.

4.5. Koverta “MOS E HAP” hapet pas miratimit të shifrave të librave.

4.6. Materialet nën pikat 4.1., 4.2., 4.3. dhe 4.4. dorëzohen në pako të mbyllur në të cilën shkruan vetëm “KONKURS PËR BOTIMIN E LIBRAVE” dhe emri i librit, adresa - Ministria e arsimit dhe shkencës - Shërbimi pedagogjik, bulevardi “Shën Kiril dhe Metodij” nr. 54, Shkup.

5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
5.1. Ofertat për librat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e caktuar dhe ata që nuk janë përpunuar në përuthje me kushtet e këtij Konkursi, do të skualifikohen.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook