Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë në kuadër të programit Indian Technical and Economic Cooperation (ITEC), për vitin studimor 2016/2017, për shtetasit e Republikës së Maqedonisë ndanë 5 bursa për kurset e trajnimit.
Bursat janë nga fusha e ekonomisë, teknologjisë informatike, telekomunikacionit, zhvillimit rural, kurse të specijallizuara, burime të ripërtëritshme të energjisë etj.

Bursat të cilat ,i ndanë Qeveria e Indisë i mbulon shpenzimt e kartës së avionit dhe akomodimit.

Broshurën dhe aplikimim për kurset e trajnimit për vitin studimor 2016/2017 mund ta gjeni në faqen http://www.itec.mea.gov.in .

Fletëaplikimet e kandidatëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i dorëzon deri te Ambasada e Indisë në Sofje , më së voni tre muaj para fillimi të kursit të zgjedhur.

Kandidatët e interesuar duhet ti plotësojnë kushtet në vazhdim:
- të jenë të moshës prej 25-45;
- të posedojnë përvojë pune për kursin e trajnimit përkatës ose të ngjashëm për të cilin do të aplikojnë.

Kandidatët e interesuar është e nevojshme t'i dorëzojnë dokumentet në vazhdim:

- Fletëaplikimin - në tre ekzemplarë;
- Lutje (me adresë dhe telefon)- në tre ekzemplarë;
- Diplomë për përfundimin e arsimit të lartë ( të përkthyer nga përkthyes gjyqësor dhe të vërtetuar në noter) - në tre ekzemplarë;
- Vërtetim për dhënien e provimeve ( të përkthyer nga përkthyes gjyqësor të vërtetuar në noter)- në tre ekzemplarë;
- Vërtetim për gjendjen shëndetësore ( në formë të raportit mjekësorë të dhënë në faqen e 5 të fletëaplikimit të nënshkruar nga mjeku/ klinikë/ spital i cili është i regjistruar në Republikën e Maqedonisë) - në tre ekzemplarë;
- Certifikatë për njohjen e gjuhës angleze ( të përkthyer nga përkthyes gjyqësor të vërtetuar në noter); ashtu siç kërkohet nga faqa e 6 e Fletëaplikimit - në tre ekzemplarë;
- Pëlqim nga institucioni ku është i punësuar - në tre ekzemplarë;
- tre fotografi ( madhësia e Pasaportës).

Përzgjedhjen e kandidatëve e kryen Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Indisë.

Fletëaplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm, në tre ekzemplarë dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për shkencë dhe zhvillim teknologjiko - teknik, rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 1000 Shkup ( ish ndërtesa- Nova Makedonija kati i 14 - të ), në mënyrë të vazhdueshme gjatë tërë vitit ( varësisht nga koha- periudha e kursit përkatës).

Për informacione më të hollësishme në kontakt telefonin 3140-183.

Broshurën

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook