KONKURS
për ndarjen e bursave për studime deridiplomike nga Ministria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë (Monbukagakusho: MEXT) të Japonisë për vitin 2017-2022


Bursat e dhëna dedikohen për studime deridiplomike në njërin nga universitetet japoneze.

Kohëzgjatja: Prill 2017 - Mars 2022, duke përfshirë edhe një vit të mësuarit e gjuhës japoneze.


Lëmia e studimit: kandidatët duhet të zgjedhin nga (1) lëmi të shkencave shoqërore dhe humane ose (2) nga lëmia e shkencave natyrore, siç është theksuar në udhëzimin për aplikim.


Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
2. të jenë të lindur ndërmjet - 2 prill të vitit 1995 dhe 1 prill të vitit 2000;
3. të kenë të mbaruar 12 vite arsim të rregullt ( arsim fillor dhe të mesëm) ose të kenë mbaruar arsimim i cili është ekuivalentë me shkollën e mesme në Japoni ( të mbarojnë maturën deri më vitin 2017 );
4. të pajtohen që të mësojnë gjuhën japoneze.


Bursa përfshinë:

1. kompensim mujor: 117.000 jeni japonez/ në muaj;
2. kartë avioni ( Maqedoni - Japoni - Maqedoni);
3. shkollim

Dokumentet e nevojshme:

(1) Fletëaplikim të plotësuar ( web faqen MASH) dhe dy (2) fotografi origjinale (4,5 x 3,5 сm);
(2) Dëftesa për 3 vitet e fundit ( origjinal ose fotokopje të vërtetuar në noter) të përkthyer në gjuhën angleze nga përkthyes gjyqësor;
(3) Diplomë për dhënien e maturës shtetërore ( ose vërtetim të lëshuar dhe të nënshkruar nga drejtori i shkollës, ku do të shënojë se kandidati është nxënës i rregullt në vitin e fundit të arsimit të mesëm dhe i njëjti do të kryejë maturën deri në fund të qershorit të vitit 2016 - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter) të përkthyer në gjuhën angleze nga përkthyes gjyqësor;
(4) Rekomandim nga drejtori i shkollës ose pedagogu/psikologu i shkollës të cilin kandidati e ka vizituar për herë të fundit, - në gjuhën angleze;
(5) Vërtetim se kandidati është regjistruar në fakultet ( për kandidatët të cilët gjatë periudhës së aplikimit janë regjistruar në fakultet - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter) të përkthyer në gjuhën angleze nga përkthyes gjyqësor;
(6) Vërtetim për dhënien e provimit pranues në fakultet ( nëse ekziston origjinal ose kopje të vërtetuar në noter) të përkthyer në gjuhën angleze nga përkthyes gjyqësor.
(7) Fletëparaqitje ( web faqen e MASH-it);

Të gjitha dokumentet dorëzohen në 2 ekzemplar ( 1 origjinal dhe 1 kopje e thjeshtë) në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ( ish ndërtesa Nova Makedonija - kati përdhesë ) ose me Postë në adresën : Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sektorio për shkencë dhe inovacione, rr. “ SHën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup.


Dokumentacioni i nevojshëm për dorëzimin e fletëparaqitjeve, si dhe informacionet më të hollësishme mund të gjenden këtu.

Kontakt personi: Juliana Balevska, Sektori për shkencë dhe inovacione, e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. tel: +389 2 3140 186.


Afati i fundit për aplikim : 20 maj 2016

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook