Në bazë të Marrëveshjes për Bashkëpunim shkencor dhe teknologjik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë nga 24.12.1993, dhe Ligji për Veprimtari Shkencore - hulumtuese ("Gazeta zyrtare" nr. 46/08, 103/08, 24 / 11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/14, 154/15, 30/16 dhe 53/16), Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë shpall

KONKURS
për bashkëfinancimin e projekteve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë për periudhën 2017-2018


Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë do të bashkë-financoj projekte bilaterale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë, për periudhën 2017-2018, përkatësisht 01.01.2017 deri më 31.12.2018

Do të financohen projekte bilateral nga lëmia: shkenca mjeksore dhe shëndetësi, shkenca teknike - teknologjike, shkenca matematiko - natyrore, shkenca bioteknike, shkenca shoqërore dhe shkenca humane.

Projektet bilaterale janë në kohëzgjatje prej dy viteve


Qëllimi i Konkursit është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë, rritjes së mobilitetit të hulumtuesve nga Maqedonia, avancimin e të rinjëve- kuadrit shkencor - hulumtues, si dhe angazhimin më të madh të hulumtuesve nga Maqedonia dhe Sllovenia në thirrjet e programeve kornizë të Bashkimit Evropian në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit.

Pala sllovene do të financojë qëndrimet në Republikën e Sllovenisë prej 1-3 muaj për hulumtuesit e rinj pjesëmarrës në projektet ku gjithashtu do të sigurojë edhe shpenzimet e tyre të udhëtimit.


I. KUSHTET DHE KRITERET PËR NDARJEN E MJETEVE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE BILATERALE


Të drejtë pjesëmarrje në Konkurs për realizimin e projekteve bilaterale kanë universitetet shtetërore ( fakultetet dhe institutet), institucionet shkencore publike, institucionet e përziera shkencore, institucionet e larta arsimore private , institucionet shkencore private, hulumtues të pavarur, ASHAM-i dhe qendrat shkencore të jashtëzakonshme.


Projektet bilaterale të paraqitura do t'i vlerësojnë recensentët e pavarur të cilët i përzgjedh Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të Shpalljes Publike. Recensentët e përzgjedhur projektet bilaterale do t'i vlerësojnë sipas kritereve në vazhdim:

- kontributit në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
- origjinalitetit të qëllimeve dhe përmbajtjes së hulumtimit;
- adekuatshmërisë së hulumtuesit kryesor;
- adekuatshmërisë së origjinalitetit të ekipit hulumtues;
- kontributit në aftësimin e hulumtuesve të rinj;
- relevancës së projektit të qëllimit dhe hulumtimit;
- konkurrencës për bashkëpunim ndërkombëtar;
- realizueshmërisë së propozim projektit ( konstruksion financiar), mundësia për zbatimin e rezultateve.

Secilin prej kritereve të theksuara, recensentët e pavarur e vlerësojnë me notë prej një (1) deri në pesë (5). Projekti vlerësohet pozitivisht nëse ka marrë notë së paku tre presje pesë (3,5).

Listën përfundimtare të projekteve të zgjedhura bilaterale e sjellë Këshilli i përbashkët për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, në takimin e përbashkët i cili do të mbahet deri në fund të viti 2016.


Gjatë përzgjedhjes përparësi do të kenë hulumtuesit kryesor të cilëve nuk u është lejuar projekt në Konkursin e fundit.
Aktvendimin për financimin e projekteve bilaterale e sjell ministri i Arsimit dhe Shkencës, me propozim të Këshillit të përbashkët.


Aktvendimin për shumën e mjeteve për realizimin e projekteve bilaterale të pranuara, e sjell ministri i Arsimit dhe Shkencës, në bazë të planit financiar të Ministrisë, për vitin 2017.


II. MËNYRA, AFATI DHE VENDI I APLIKIMIT


Bartësi i projekteve bilaterale me Fletëparaqitjen për projekt bilateral me Republikën e Sllovenisë të plotësuar në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze, (Formular OB-1), i cili është pjesë përbërëse e këtij Konkursi konkurron për mjetet
për realizimin e projekteve.

Kandidatët, deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është e nevojshme të dorëzojnë Fletëparaqitjen në tre ekzemplarë të plotësuar dhe të shtypur, përkatësisht Formularin OB-1, të nënshkruar nga hulumtuesi kryesor i projektit, pjesëmarrësit në projekt si dhe nga personi përgjegjës i institucionit bartës i projektit. Gjithashtu, Fletëparaqitja duhet të jetë e vërtetuar në arkivin e institucionit bartës i projektit.

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 qershor 2016.


Informacione më të hollësishme në lidhje me Konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , Rr. Kirili dhe Metodi nr. 54 - Shkup, Sektori për shkencë dhe inovacione, personi kontaktues Biljana Vasileska, në tel. 023140189,, në telefonin celular 076 485 044 ose në e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (http://www.mon.gov.mk).


Personi kontaktues në Republikën e Sllovenisë është Marjetka Primozhiq, në telefonin (01) 400 5970, çdo ditë pune nga ora 9 deri në ora 12, ose në e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Propozim - Projektet të pakompletuara dhe të dorëzuara jo në kohë, në bazë të afatit konkurrues, nuk do të shqyrtohen.

Formulari

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook