Në bazë të nenit 7 paragrafi 1 të Ligjit për arsim fillor ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 103/08,33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14 , 10/15, 98/15, 145/15 dhe 30/16) dhe neni 3 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën për zgjedhje të mësimdhënësve të cilët realizojnë mësim për shkollat fillore në gjuhë amtare për fëmijë të shtetasve të Republikës së Maqedonisë të cilët qëndrojnë jashtë vendit nr. 10-1517/1 të datës 09.04.2010 dhe neni 1 të Rregullores për plotësim të Rregullores për mënyrën dhe procedurën për zgjedhje të mësimdhënësve të cilët realizojnë mësim për arsim fillor në gjuhën amtare për fëmijët e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët qëndrojnë jashtë vendit numër 11-6938/1 të datës 16.11.2012, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

KONKURS
Për zgjedhjen e mësimdhënësit për realizim të mësimit plotësues për arsim fillor në gjuhën amtare për fëmijë të shtetasve të Republikës së Maqedonisë të cilët qëndrojnë jashtë vendit

1. Publikohet Konkurs për zgjedhje të mësimdhënësve për realizim të mësimit plotësues për arsim fillor në gjuhën amtare për fëmijët e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët qëndrojnë jashtë vendit për vendet në vazhdim:

Republika e Suedisë ( mësimi në gjuhën maqedonase)
- Një (1) mësimdhënës në Kristianstad dhe Malme me rrethinë ( mësimi në gjuhën maqedonase);

1.1. Mësimi do të realizohet në gjuhën në vazhdim:
Republika e Suedisë ( mësimi në gjuhën maqedonase)

2. Kandidatët e interesuar është e nevojshme që t'i plotësojnë kushtet në vazhdim:
- Të kenë të mbaruar arsimin e lartë për mësimdhënës klasor, pedagog ose mësimdhënës të gjuhës amtare;
- Të kenë përvojë punë prej së paku pesë vite në shkollë;
- Të njej gjuhën e shtetit për të cilën konkurron;
- Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
- Të mos i jetë shqiptuar dënim me vendim të formës së prerë për ndalesë të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kohëzgjatja e angazhimit të mësimdhënësit zgjat katër vite shkollore.

Kontrollimin e njohjes së gjuhës së shtetit për të cilin konkurron kandidati i paraqitur e kryen Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Mësimdhënësi i zgjedhur në afat prej 15 ditëve nga dita e lidhjes së marrëveshjes për punë është i obliguar që të realizojë kontakt me personin përgjegjës në Agjencinë për Mërgim dhe të dorëzojë të dhënat e tij për kontakt.

3. Dokumentet e nevojshme:

- Lutje;
- Diplomë për arsim të lartë të mbaruar;
- Biografi të shkurtër me fotografi;
- Vërtetim për stazhin e punës në shkollë fillore;
- Certifikatë për njohje të gjuhës së vendit për të cilin konkurojnë;
- Vërtetim se nuk i është shqiptuar dënim me vendim të formës së prerë për ndalesë të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zyrtarisht, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara, do të sigurojë certifikat për shtetësi të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

4. Orari ditor i mësimdhënësve:
- 8 orë varësisht nga organizata e punës edukativo arsimore të mësimdhënësit,

4.1 Orari javor i punës së mësimdhënësit:
- Së paku 5 )pesë) ditë në javë.

4.2 Konpensim elementar për punë jashtë vendit për mësimdhënësin është:

Republika e Suedisë - 1.881,00 euro;Dokumentet të dorëzohen në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të konkursit në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rr.” Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup, me shenjë “ Konkurs për mësimdhënës jashtë vendit”.

Dokumentet dorëzohen në original ose kopje të vërtetuara në noter.

5. Zgjedhjen e kandidatëve e bën Komisioni i formuar me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në afat prej 30 ditëve nga dita e përfundimit të Konkursit.


Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook