Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 nga Ligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 52 nga Ligji për veprimtarinë kërkimore-shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14 dhe 145/15) dhe nenit 3-a nga Rregullorja mbi procedurën për financimin, krijimin dhe trajnimin e kuadrit kërkimor-shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 10/14, 88/14, 74/15, 140/15 dhe 178/15), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

KONKURS
Për ndarjen e bursave për studime postdiplomike në ISHP Institutin e filmit, Akademia e filmit – Ohër për vitin akademik 2016/2017

 

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2016/2017 do të ndajë 30 (tridhjetë) bursa për studime postdiplomike në ISHP Institutin e Filmit, Akademia e filmit – Ohër:


 Skenari dhe dramaturgjia (screenwriting) 5 bursa
 Regji (directing) 5 bursa
 Produksioni kreativ (creative production) 5 bursa
 Kamerë (cinematography) 5 bursa
 Montazh (film editing) 5 bursa dhe
 Montazh dhe dizajn i zërit (sound design) 5 bursa


I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE

Të drejtë për bursë ka kandidati i cili plotëson kushtet e mëposhtme:
1. të jetë i regjistruar në studime të ciklit të dytë në ISHP Institutin e filmit, Akademia e Filmit Ohër- për herë të parë në vitin e pare;
2. të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë me kohëzgjatje tre apo katër vjet;
3. të mos jetë shfrytëzues i një burse tjetër dhe
4. të ketë njohuri aktive të gjuhës angleze, për të cilën është e nevojshme të dorëzon çertifikatë.

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME
Kandidatët, të cilët kanë aplikuar në konkurs, duhet t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

• Fletëparaqitje
• Diplomë e studimeve të kryera akademike të ciklit të parë dhe çertifikatë e notave (të noterizuar);
• Vërtetim se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve të ciklit të dytë në vitin akademik 2016/2017 në ISHP Institutin e Filmit, Akademia e Filmit – Ohër dhe dega në të cilën është i/e pranuar.
• Deklaratë e nënshkruar nga vetë kandidati që ai nuk është përfitues i një burse për studime postdiplomike të ciklit të dytë nga ofrues tjetër (e noterizuar);
• Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze.
Dokumentet e lëshuara nga institucionet në vendet e tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyesi gjyqësor përkatës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim mund të dorëzohen në formë origjinale ose kopje të noterizuara.

III. LARTËSIA E BURSËS

Përfituesve të bursave do t’u mbulohen shpenzimet sipas nenit 3-a paragrafi 2 nga Rregullorja mbi procedurën për financimin, krijimin dhe trajnimin e kuadrit kërkimor-shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 10/14, 88/14, 74/15 dhe 140/15).
Bursa vjetore (pagesa e regjistrimit) është 9000 euro në denarë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'i paguajë mjetet për regjistrim institucionit të arsimit të lartë për vitin e parë të studimeve, dhe pagesa e shkollimit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, nëse përfituesi ka përmbushur detyrimet nga viti i parë, respektivisht vitit të dytë të përcaktuar në statutin e institucionit të arsimit të lartë, meqë duhet të paraqet dëshmi në Ministrinë.

IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Afati për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës: 15.09.2016
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën ose arkivin:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Rr. "Shën Qirili dhe Metodi" nr. 54
(Ndërtesa e Nova Makedonija),
1000 Shkup
(me shënim "Bursa për studime të ciklit të dytë në ISHP Institutin e Filmit, Akademia e Filmit - Ohër.

Kriteri kryesor për marrjen e bursës është që aplikacioni i kandidatit të pranohet nga ISHP Instituti i Filmit, Akademia e Filmit - Ohër.
Në raste të paraqitjes së numrit të barabartë të pikave gjatë rangimit të aplikacioneve të pranuara, përparësi do t'i jepet kandidatit i cili ka arritur rezultate më të mira nga studimet deridiplomike.
Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar me vonesë nuk do të merret parasysh.
Të dhëna mbi kushtet dhe kriteret në bazë të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.


Personat për kontakt:
Darko Tomovski +389 2 3140 183, e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Anastasija Trajkovska, e-mail:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook