Në bazë të nenit 27 të Ligjit për standardin e nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ”numër 52/05, 117/08 ,17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15 dhe 30/16) dhe Rregullores për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “numër 55/10, 49/11, 50/15 dhe 59/16) dhe Rregullores për mënyrën dhe realizimin e së drejtës për akomodim në konviktet për nxënësit e akademisë për sport nr. 20-6066/1 të datës 22.03.2016, MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS , shpall

KONKURS
Për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve në Republikën e Maqedonisë
Për vitin shkollor 2016/2017


Në vitin shkollor 2016/2017 në konviktet publike të nxënësve do të pranohen për akomodim dhe ushqim nxënësit nga arsimi i mesëm dhe atë :

Numri rendor KONVIKTI I NXËNËSVE QYTET/KOMUNË Numri i shtretërve për vitin shkollor 2016/2017
Gjithsej Për vitin e

Numri rendor

KONVIKTI I NXËNËSVE

QYTET/KOMUNË

Numri i shtretërve për vitin shkollor  2016/2017

Gjithsej 

Për vitin e

 I 

 Për vitin II

Për vitin III 

Për vitin   IV

1

“Mirka Ginova ”

Manastir

273

76

62

75

60

2

“Lazar Lazarevski”

Veles

221

41

72

62

46

3

“Branko Stanoeviq  ”

Gostivar

200

77

41

42

40

4

“Krste P. Misirkov ”

Kavadar

100

40

30

15

15

5

“Profesor Mijalkoviq ”

Kumanovë

120

30

30

30

30

6

“Mitko Penxhukliski ”

Kratovë

45

15

10

10

10

7

“Boro Menkov ”

Kriva Pallankë

84

30

20

19

15

8

“Shën Naumi i Ohrit ”

Makedonski Brod

70

20

20

16

14

9

“Vanço Pitoshevski ”

Ohër

125

36

47

22

20

10

“Koço Racin ”

Sveti Nikole

106

46

20

20

20

11

“Dimitar Vllahov ”

Strumicë

86

18

24

24

20

12

“Vëllezërit Milladinovci ”

Strugë

140

50

30

30

30

13

“Zdravko Cvetkovski ”

Shkup

396

90

76

108

122

14

“Dr Pançe Karagjozov ”

Shkup

103

22

34

29

18

15

“Shën Naumi i Ohrit”

Shkup

75

30

25

20

0

16

“Dimitar Vllahov” LMP

Shkup

90

25

25

20

20

17

“Partenie Zografski ”

Shkup

220

74

41

60

45

18

“Iskra”

Shtip

96

40

32

24

0

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

• Prioritet gjatë pranimit të nxënësve në Konviktet publike të nxënësve do të kenë nxënësit të regjistruar në vitin e I, II, III dhe IV në Shkollën e mesme shtetërore Akademia për sport në Shkup dhe paralelet e disperzuara të kësaj shkolle në qytetet tjera të Republikës së Maqedonisë.

I. KUSHTET E PRANIMIT


Të drejtën për pranim në konviktet publike të nxënësve kanë nxënësit që i plotësojnë kushtet si vijon:
1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2016/2017;
2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë ;
3. Të jenë të regjistruar në plan dhe program mësimor e të mos jetë i përfaqësuar në komunën, gjegjësisht Qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vend të përhershëm të jetesës ;
4. Shkolla ku është i regjistruar nxënësi të jetë e larguar së paku 25 kilometra nga vendi i përhershëm i jetesës dhe të ketë të organizuar transport publik ;
5. Shkolla ku është regjistruar nxënësi të jetë e larguar së paku 10 kilometra nga vendi i përhershëm i banimit dhe nuk ka të organizuar transport publik.

I. 1.
Të drejtë për pranim në konviktet publike për nxënës kanë nxënësit e regjistruar në Akademinë për sport në Shkup, të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:

1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në Akademinë për sport në Shkup në vitin shkollor 2016/2017;
2. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
3. Të jenë me vendbanim ndryshe nga vendi në të cilin gjendet Akademia për sport edhe nëse në vendin në të cilin nxënësi jeton nuk realizohet plan mësimor për sport për të cilin nxënësi është i regjistruar.

I. 2.
Nxënësi mund të konkurrojë për akomodim në konvikt për nxënës jashtë vendit ku banon nxënësi dhe për nxënësin për të cilin në vendin e tij për banim realizohet plan mësimor për sport për të cilin nxënësi është i regjistruar, edhe atë nëse:
- ka nevojë për trajnime të nxënësit në sportin e zgjedhur, për çka dorëzon vërtetim nga akademia për sport ku është i regjistruar,
- nxënësi është anëtar i përfaqësueses nacionale të sportit nga sporti i zgjedhur, për çka dorëzon vërtetim nga përfaqësuesja nacionale e sportit ku është anëtar dhe/ose
- prindi, gjegjësisht kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit, ka ndërruar vendin e banimit, gjegjësisht vendin e qëndrimit, për çka dorëzon dëshmi përkatëse nga organi kompetent i drejtorisë.

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Nxënësit, të cilët paraqiten në afatin e parë të regjistrimit, dokumentacionin e kompletuar duhet ta dorëzojnë nga 29.06.2016 deri 08.07.2016 në konviktin ku kërkojnë akomodim.
Nxënësit, të cilët konkurrojnë në afatin e dytë të regjistrimit, dokumentacionin e kompletuar ta dorëzojnë prej 22.08.2016 deri më 30.08.2016 në konviktin ku ka vende të lira pas afati të parë të regjistrimit.
Nxënësit që nga viti paraprak kanë qëndruar në konviktin e nxënësve, dokumentacionin e kompletuar duhet ta dorëzojnë më së voni deri më 06.07.2016 në konviktin përkatës.
Nxënësit, që nga vit paraprak kanë qëndruar në konvikt, ndërsa janë dërguar në provimin përsëritës, dokumentacionin e kompletuar duhet ta dorëzojnë më së voni deri 31.08.2016 në konviktin përkatës.

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

1.Fletëparaqitje;

2. Vërtetim nga shkolla e arsimit të mesëm se është nxënës i rregullt;

3. Kopje të dëftesave për arsimin e mbaruar nga vitet paraprake shkollore ( nxënësit që regjistrohen për herë të parë në arsimin e mesëm të obligueshëm dorëzojnë të dëftesave të klasave VI, VII, VIII dhe IX);

4. Deklaratë nga prindi-përkujdesësi i kandidatit për numrin e anëtarëve të familjes ;
5. Vërtetim për të ardhurat personale të anëtarëve të familjes (vërtetim për neto rrogën e fundit të paguar, çek nga pensioni apo ndihma sociale, dokument për prind të vdekur , nëse janë të papunë të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për punësim nga komuna kompetente ); Vërtetim nga vëllai /motra (nëse nxënësi/studenti dorëzohet vërtetim prej shkolle/fakulteti, nëse janë të punësuar dorëzohet vërtetim nga Agjencia për punësim i komunës përkatëse , për moshën parashkollore dorëzohet kopje nga certifikata e lindjes);

6. Vërtetim mjekësor nga mjeku amë për gjendjen shëndetësore të nxënësit;

7. Deklaratë nga prindi- përkujdesësi i kandidatit se në tërësi do të shlyejë harxhimet për dëmet eventuale që do të bëhen nga ana nxënësit dhe

8. Kopje të vërtetimit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë.
Dokumentet-formularët e nevojshme (për pikat 1, 4 dhe 7) për pjesëmarrje në Konkurs, kandidatët mund ti marrin në konviktet publike të nxënësve dhe në internet faqen zyrtare www.mon.gov.mk, ku është shpallur Konkursi.

III.1

Për nxënësit e rregullt të regjistruar në akademinë për sport:

1. Fletëparaqitje;
2. Vërtetim nga Akademia për sport se është nxënës i rregullt (për nxënësit e vitit të dytë, të tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm, ndërsa nxënësit që janë regjistruar për herë të parë në akademinë për sport këtë vërtetim do ta dorëzojnë pas regjistrimit në akademinë për sport);
3. Deklaratë nga prindi-kujdestari i nxënësit se në tërësi do të paguajë shpenzimet për dëmet e bëra eventuale nga ana e nxënësit dhe
4. Dëshmi të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë.
Dokumentet e nevojshme – formularët (për pikat 1 dhe 3) për pjesëmarrje në Konkurs, kandidatët mund ti marrin në konviktet publike për nxënës dhe në internet faqen oficiale www.mon.gov.mk, ku është publikuar Konkursi.
Nxënësit e regjistruar në Akademinë për sport në Shkup që konkurrojnë në pajtim me pikën I. 2 të këtij Konkursi enkas duhet të dorëzojnë:

1. vërtetim nga akademia për sport se nxënësi ka nevojë për trajnime për nxënës në sportin e zgjedhur;
2. vërtetim nga përfaqësuesja nacionale e sportit se nxënësi është anëtar dhe/ose
3. dëshmi nga organi kompetent se prindi, gjegjësisht kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit, ka ndërruar vendin e banimit, gjegjësisht vendin e qëndrimit.

IV. MËNYRA DHE PROCEDURA E PRANIMIT 

Mënyra dhe procedura e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve , si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim rregullohen konform Ligjit për standardin e nxënësve dhe Rregullores për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve.

Komisioni nga neni 10 paragrafi 2 nga Rregullorja e lartpërmendur është e obligueshme që të:

- Të përcaktojë se planet mësimore dhe programet ku është regjistruar nxënësi –kandidat zhvillohen në komunën prej nga vjen nxënësi-kandidati (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore );

- për nxënësit e regjistruar në akademinë për sport të bëjë kontrollimin nëse në vendin ku jeton nxënësi nuk realizohet plan mësimor për sport për të cilin nxënësi është i regjistruar;

- të përgatisë rang –listë të kandidatëve të paraqitur (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore ),ku numri maksimal i pikëve është 100 , prej të cilave kandidati mund të realizojë më së shumti 40 pikë për sukses të realizuar nga vitet paraprake shkollore (për nxënësit e vitit të I merret rezultati i arritur në vitet VI, VII VIII dhe IX), deri më 25 pikë për largësinë nga vendi i jetesës deri tek vendi i shkollimit, deri 10 pikë për sjellje shembullore të kandidatit në vitet paraprake shkollore, deri 25 pikë për të ardhurat e përgjithshme të familjes më të ngushtë të kandidatit (rroga e fundit e paguar mujore ,pension ose ndihmë sociale e prindërve –përkujdesësve të kandidatit dhe të ngjashme, në krahasim me rrogën mesatare të paguar mujore neto për të punësuar në Republikën e Maqedonisë në tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti shtetëror i Statistikës) Këtë rang-listë së bashku me dokumentacionin e tërësishëm nga të gjithë kandidatët ta dorëzojë në Ministri;

-përgatitë dhe dorëzojë deri në Ministri list përfundimtare për nxënësit e pranuar, në bazë të së cilës merret leje – pëlqim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe

- përgatitë vendim me sqarim për kandidatët e refuzuar dhe të njëjtat tua dorëzojnë kandidatëve.
Rezultatet e konkursit nga afati i parë i regjistrimit do të shpallen në tabelën e shpalljeve të konviktit më së voni deri më 22.07.2016.

Rezultatet e konkursit nga afati i dytë i regjistrimit do të shpallen në tabelën e shpalljeve të konviktit më së voni deri më 31.08.2016.Konviktit mund ti jepet leje-pëlqim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për listë përfundimtare të nxënësve të pranuar më së shumti deri në tre herë.

Nxënësit , që do të pranohen për akomodim dhe ushqim në konvikt, vetë do të paguajnë harxhimet për transport nga dhe deri në vendin e përhershëm të banimit.

Nëse vendet e parashikuara të vitit II, III,ose të IV nuk plotësohen me nxënësit e viteve përkatëse , të njëjta munden të plotësohen me nxënësit e viteve I nëse i plotësojnë kushtet e këtij konkursi , dhe anasjelltas nëse vendet e parashikuara të viteve I nuk plotësohen me nxënës , të njëjta mund të plotësohen me nxënësit e vitit II, III ose të IV nëse i plotësojnë kushtet e këtij konkursi.

Nëse kapacitetet e lira në konviktet publike të nxënësve nuk plotësohen edhe për shkak të arsyeshmërisë ekonomike , konkursi mbetet i hapur për plotësimin e vendeve të lira me studentë konform Rregullores për mënyrën dhe procedurën për pranim të studentëve në konviktet shtetërore të studentëve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ numër 89/13 dhe 98/13).

Pranimi i nxënësve të pranuar fillon nga 31 gushti 2016.

 

Dokumentet e nevojshme

Fletëparaqitje;

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook