Në bazë të Protokollit për bashkëpunim për ndarjen e bursave “ Boris Trajkovski” me numër të Arkivit 03-10405/1,nënshkruar në Shkup më 30 mars 2015 nga Kabineti iPresidentit të Republikës së Maqedonisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë dhe SITI Kolegji , Fakulteti për studime ndërkombëtare pranë Universitetit “ Shefild” nga Britania e Madhe e I vendosur në Selanik, Greqi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE “BORIS TRAJKOVSKI” PËR STUDIME TË CIKLIT TË DYTË PËR ZBATIMIN E MBA PROGRAMIT NË UNIVERSITETIN SHEFILD PËR VITIN AKADEMIK 2016/2017
Regjistrimi për 20 studentë në studime të çrregullta dy vjeçare të ciklit të II (dytë) në kuadër të Programit ekzekutiv për Administrim biznesi, MBA, drejtime për:
- Menaxhment
- Marketing
- Financa
- Mbështetje logjistike
- Menaxhimi në shëndetësi
- Menaxhimi i burimeve njerezore
Në këtë konkurs mund të paraqiten ekspert të profileve të ndryshme dhe menaxherë të bizneseve të punësuar në kompani nga sektori privat dhe publik.
Mjetet për regjistrim i mbulojnë Qeveria e Republikës së Maqedonisë ( në vlerë prej 50%) , SITI Kolegji dhe Fakulteti për studime ndërkombëtare pranë Universitetit “ Shefild” ( në vlerë prej 50%)
Programi MBA parashihet që të realizohet në Selanik , Greqi njëherë gjatë muajit ( gjatë një fundjave). Studentët nuk është e domosdoshme të jetojnë në Greqi por ata në Selanik duhet të qëndrojnë vetëm gjatë këtyre fundjavave. Bursa i mbulon vetëm mjetet për regjistrim. Mjetet tjera ( shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzimet tjera të jetesës) janë në barrë të studentit.
Kushtet për aplikim:
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet t'i plotësojnë këto kushte:
●Të kenë të mbaruar studimet deridiplomike me notë mesatare minimum 8,00.
●Të kenë përvojë pune minimum 3 vjet;
● Të njohin Gjuhën angleze ( TOEFEL certifikat me rezultat 575 - test me shkrim ose IELTS 6,5 ose ekuivalentit e tyre). Kandidatët të cilët arsimin e mesëm / lartë e kanë kryer në gjuhën angleze nuk janë të obliguar të dorëzojnë certifikat të këtillë. Kandidatët të cilët nuk posedojnë një nga këto certifikata të lartëpërmendura, do të testohen nga ana e SITI Kolegjit. Testimi do të mbahet në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ( kati i 8 - të) ku kandidati do të njoftohet paraprakisht.
● Në ditën e paraqitjes kandidatët duhet të jenë mbi moshën 24 vjet.
DOKUMENTET E NEVOJSHME:
1. fletëparaqitje(e publikuar në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: www.stipendii.mon.gov.mk;
2. formular i plotësuar për aplikim (e publikuar në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.stipendii.mon.gov.mk);
3. përkthim gjyqësor në gjuhën angleze të Diplomës për studimet e kryera deridiplomike dhe Çertifikatën e notave me suksesin mesatar;
4. fotokopje e Çertifikatës për njohjen e gjuhës angleze të vërtetuar në noter;
5. një rekomandim me shkrim ( në zarf të mbyllur dhe të nënshkruar mbrapa);
6. biografi në gjuhën angleze;
7. 4 fotografi ( në madhësi të Pasaportës)
PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE:
Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet nga Komisioni i përbashkët i cili përbëhet nga një përfaqësues - nënshkrues të Protokollit, në përputhje me kriteret e Universitetit të Shefildit dhe dispozitave ligjore të Republikës së Maqedonisë.
Dokumentet dorëzohen në tre (3) shembuj ( një origjinal dhe dy kopje).
Afati i fundit për paraqitje: 31 maj 2016.
Dokumentet të dorëzohen në adresën: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 ( ndërtesa Nova Makedonija, Arkivi - përdhesë), 1000 Shkup shënuar “ Bursa Boris Trajkovski”.
Kontakt personi : Anastasija Trajkovska, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.