Republika e Maqedonisë ka siguruar mjete financiare nëpërmjet huas prej Bankës botërore për realizim të Projektit për zhvillim të aftësive dhe përkrahje të inovacioneve që zbatohet nëpërmjet Ministrisë për arsim dhe shkencë. Pjesë e këtyre mjeteve financiare është paraparë të shfrytëzohet për zbatimin e grant programit qëllimi i cilit është avancimi i mësimit praktik dhe aftësive për punësim të nxënësve të shkollave të mesme profesionale publikepas përfundimit të arsimit të mesëm, nëpërmjet lidhjes së shkollave me kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Në këtë drejtim, grant programi parasheh dhënien e mjeteve financiare për zbatim të projekteve të përbashkëta të shkollave të mesme profesionale publike dhe biznes sektorit.

Ministria për arsim dhe shkencë fton shkollat e mesme profesionale publike që të bashkëpunojnë me partner kompanitë dhe të shprehin interesin e tyre për fitim të mjeteve financiare nëpërmjet dorëzimit të propozim projekteve që kanë të bëjnë me themelimin e bashkëpunimit mes shkollave dhe bizneseve, dhe janë të përpiluar sipas programit për dhënie të granteve që është në dispozicion në ueb faqen e Ministrisë për arsim dhe shkencë www.mon.gov.mk(http://mon.gov.mk/index.php/dokumenti/2014-07-30-12-00-34/sdis- proekt)

Kushtet për pjesëmarrje të shkollave të mesme profesionale publike në Republikën e Maqedonisë në grant programin janë:

• Të dorëzohet propozim projekt i cili ka nevojë të qartë dhe të vërtet për mjete financiare

• Propozim projekti të jetë në pajtim me qëllimet e grant programit

• Përdorimi i mjeteve financiare të realizohet sipas procedurave të theksuara në grant programin dhe sipas ligjeve dhe dispozitave për punë financiare në Republikën e Maqedonisë.

Grantet që jepen në shumë prej 5.000 euro, 10.000 euro dhe 20.000 euro në kundërvlerë denarë. Shkollat mund të aplikojnë me dorëzimin e një ose më shumë propozimeve për projekt, për secilën masë të paraparë me grant programin. Një shkolla mund të fiton më shumë grante, por vetëm nga një për secilën nga masat e parapara. Zgjedhja e propozim projekteve për të cilat do të jepen grante kryhet nga komisioni i formuar nga Ministria për arsim dhe shkencë, sipas cilësisë dhe vlefshmërisë të aplikacioneve të pranuara. Ministria e arsimit dhe shkencës do të nënshkruan Marrëveshje për grant me shkollat dhe partner kompanitë e tyre.

Aplikacionet, gjegjësisht propozim projektet dorëzohen në formë të shkruar tek Ministria për arsim dhe shkencë – Projekt për zhvillim të aftësive dhe përkrahje të inovacioneve, bulevardi “Sv. Kiril i Metodij” nr. 54, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë, me shënimin “APLIKIM PËR GRANT” jo më vonë se 15.05.2016.

Për të gjitha shkollat e mesme profesionale publike dhe partner kompanitë e tyre, Ministria për arsim dhe shkencë do të siguron ndihmë teknike për njoftim me procedurat për aplikim nëpërmjet organizimit të trajnimeve që do të realizohen gjatë prillit të vitit 2016. Për datat dhe terminët e saktë, si dhe lokacionet ku do të mbahen trajnimet, shkollat mesme profesionale publike do të informohen plotësisht.

Informata më të hollësishme mund të sigurohen në Ministrinë për arsim dhe shkencë – projekt për zhvillim të aftësive dhe përkrahje të inovacioneve, personi për kontakt Milica Mojsoska - koordinator i programit për grante, numri i telefonit 02/3 112 705, adresa elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

ca Mojsoska - koordinator i programit për grante, numri i telefonit 02/3 112 705, adresa elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

- Operational manual for implementing the Grant program

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook