Në bazë të nenit 13-b paragrafi 2 të Ligjit për tekste shkollore për arsim fillor dhe të mesëm ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15 dhe 30/16), Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54- Shkup, shpall

Thirrje publike

për dorëzim të teksteve te adaptuara shkollore për arsim fillor nga vendet e huaja

(1) Lënda e Thirrjes publike: Dorëzimi i kërkesës për miratimin e tekstit të huaj shkollor të adaptuar për lëndët mësimore në vazhdim:

- Matematikë për klasën e VII arsim fillor nëntëvjeçar 
- Matematikë për klasën e VIII arsim fillor nëntëvjeçar
- Matematikë për klasën e IX arsim fillor nëntëvjeçar
- Biologji për klasën e VII arsim fillor nëntëvjeçar
- Biologji për klasën e VIII arsim fillor nëntëvjeçar
- Biologji për klasën e IX arsim fillor nëntëvjeçar
- Kimi për klasën VIII arsim fillor nëntëvjeçar
- Kimi për klasën e IX arsim fillor nëntëvjeçar
- Fizikë për klasën e VIII arsim fillor nëntëvjeçar
- Fizikë për klasën e IX arsim fillor nëntëvjeçar


(2) kërkesë për miratimin e tekstit të huaj shkollor mund të dorëzojë:
- botuesi nga vendi
- botuesi i huaj i regjistruar për veprimtari botuese me seli në Republikën e Maqedonisë përmes përfaqësuesve të autorizuar ligjor .

(3) Me kërkesën botuesi nga vendi, si dhe botuesi i huaj , përmes përfaqësuesve të autorizuar ligjor në Republikën e Maqedonisë duhet të dorëzojnë

- tekst i huaj shkollor i adaptuar , i përkthyer në gjuhën maqedonase, me vizatime dhe grafikë të përpunuar si dhe i lektoruar në gjashtë ekzemplarë prej të cilëve pesë në formë të shtypur ( tre me ngjyra dhe dy bardh e zi) dhe një në formë elektronike.

- deklaratë nga lektori për rregullim gjuhësor të tekstit,
- listë e personit/ personave të cilët e kanë përkthyer dhe adaptuar tekstin e huaj shkollor 
- botuesi nga vendi duhet të dorëzojë dëshmi se është i regjistruar për veprimtari botuese në Republikën e Maqedonisë, 
- botuesi i huaj duhet të dorëzoj dëshmi se është i regjistruar për veprimtari botuese me seli në Republikën e Maqedonisë përmes përfaqësuesve të autorizuar ligjor.


(4) Thirrja publike zgjat 30 ditë nga data e shpalljes së Thirrjes publike.

(5) Botuesit e interesuar programet mësimore të përkthyera dhe të adaptuara mund t'i marrin në hapësirat e Shërbimit Pedagogjik Rr. Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54- Shkup, ndërsa konceptin për përpunimin e tekstit shkollor do të mund ta shkarkojnë nga web faqa e Byros për Zhvillimin e Arsimit.

(6) Dokumentacioni i pa kompletuar dhe i dorëzuar jo në kohë nuk do të shqyrtohet.

(7) Botuesi nga vendi ose botuesi i huaj të cilit Shërbimi Pedagogjik do t'i jap leje për përdorim të librit në përputhje me programet mësimore të përkthyera dhe të adaptuara nga Qendra Ndërkombëtare për programe mësimore të Kembrixhit (Cambridge International Examinations) duhet të marrë leje (endorsement) të librit nga Qendra Ndërkombëtare për programe mësimore të Kembrixhit (Cambridge International Examinations). Shpenzimet e procedurës për miratim (endorsement) do t'i mbulojë botuesi.

(8) Kërkesa për miratimin e tekstit të huaj shkollor të adaptuar dorëzohet në adresën në vazhdim:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 - Shkup

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook