Në bazë të Programit për bashkëpunim në lëmin e shkencës, teknologjisë dhe arsimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrinë e Shkencës, Arsimit dhe Sportit të Republikës së Kroacisë, të nënshkruar më 23 shkurt 2015 në Shkup, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë shpall:
KONKURS
për ndarjen e bursave studimore një semestrale para diplomike/ diplomike dhe avancime studimore në Republikën e Maqedonisë për vitin akademik 2016/2017
1. Dy ( 2) bursa një semestrale për studime para diplomike/ diplomike për mësimin e gjuhës dhe literaturës kroate,
2.Deri në tetë ( 8 ) muaj bursa për vizita studimore, me kohëzgjatje të ndarë prej 1-2 muaj.
3. Dy (2) bursa për kurs veror nga gjuha dhe literatura kroate në kuadër të Shkollës sllave të Zagrebit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Për pikën 1 janë të nevojshme dokumentet e më poshtme:
1. Formular për aplikim; ( Formulari i plotësuar është i nevojshëm të dorëzohet edhe në formë elektronike) nëhttp://www.mobilnost.hr/scholarship_application/
2. Fotografi nga Letërnjoftimi, të vendosur në formularin për aplikim;
3. Fotokopje të pasaportës;
4. CV, ( në formë evropiane);
http://europass.cedefop.europa.eu/europass/home/hornav/Downloads/EuropassCV/CVTemplate.csp
5. Kopje të dy semestrave të fundit të kryer në institucionin vendor ( kopje nga studimet deridiplomike/ diplomike, ( kopje nga program BA/BSc);
6. Letër motivimi;
7.Rekomandim nga institucioni përkatës nga vendi, të vërtetuar dhe të nënshkruar nga person i autorizuar;
8. Vërtetim - studentë i rregullt;
9. Vërtetim mjeksor.
Për pikën 2 janë të nevojshme dokumentet e më poshtme:
1. Formular për aplikim; ( Formulari i plotësuar është i nevojshëm të dorëzohet edhe në formë elektronike) nëhttp://www.mobilnost.hr/scholarship_application/
2. Fotografi nga Letërnjoftimi, të vendosur në formularin për aplikim;
3. Fotokopje të pasaportës;
4. CV, ( në formën evropiane);
http://europass.cedefop.europa.eu/europass/home/hornav/Downloads/EuropassCV/CVTemplate.csp
5. Lista e publikimeve;
6. Kopje të Diplomës metitullin më të lartë që posedon aplikanti, së bashku me dokumentin përkatës nga partneri;
7.Plan preciz dhe detal për punë - maksimum dy faqe;
8.Certifikatë për njohjen e gjuhës kroate - përveç nëse është dakorduar që programi i propozuar të jetë në gjuhë tjetër. ( të jetë e bashkangjitur në letrën për ftesë);
9. Dy rekomadime nga ana e profesorëve/ ekspert kompetent nga lëmia e hulumtimit;
10. Letër për ftesë nga ana e institucionit në Kroaci;
11. Vërtetim mjeksor.
Për pikën 2 janë të nevojshme dokumentet e më poshtme:
1. Formular për aplikim; ( Formulari i plotësuar është i nevojshëm të dorëzohet edhe në formë elektronike) nëhttp://www.mobilnost.hr/scholarship_application/
2. Fotografi nga Letërnjoftimi, të vendosur në formularin për aplikim;
3. Fotokopje të pasaportës;
4. CV, ( në formën evropiane);
http://europass.cedefop.europa.eu/europass/home/hornav/Downloads/EuropassCV/CVTemplate.csp
5.Kopje të Diplomës metitullin më të lartë që posedon aplikanti;
6. Letër motivimi;
7. Letër rekomandimi;
8. Dëshmi për njohjen e gjuhës kroate.
Shënim: Formulari për aplikim i cili është pjesë përbërëse e këtij konkursi, përveç se në formë elektronike, është e nevojshme që e plotësuar të shtypet dhe të dorëzohet në tre ekzemplarë në formë - letër së bashku me dokumentet e nevojshme.
Dokumentet e shënuara është e nevojshme që në tre ekzemplarë të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, më së voni deri më 8 Prill, 2016.
Informacionet më të hollësishme mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Rr. Kirili dhe Metodi, nr.54, Shkup, tel.076 485 044, kontakt personi Biljana Vasileska.