Në bazë të nenit 9 alinea 2 të Ligjit për standarde të studentëve (”Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr. 15/2013, 30/2013, 120/2013, 41/2014, 146/2015, dhe 30/2015) Ministria e i Arsimit dhe Shkencës shpall:

THIRJE PUBLIKE
për udhëtim të studentëve më të mirë nga tre institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë të ranguara më lartë në bazë të Ligjit për arsim të lartë


1. Kushtet për pjesëmarrje:

Në Thirrjen Publike për udhëtim të studentëve më të mirë nga tre institucionet e larta arsimore në Republikën eMaqedonisë të ranguara më lartë në bazë të Ligjit për arsim të lartë*,të drejtë pjesëmarrje kanë studentët e rregullt të ciklit të parë të studimeve nga tre institucionet e larta arsimore në Republikën eMaqedonisë të ranguara më lartë në bazë të Ligjit për arsim të lartë, dhe të cilët provimin e fundit e kanë dhënë më së voni në afatin e janarit (jo më vonë se 15 shkurt të vitit 2016) dhe kanë notë mesatare mbi 9,50.

Studentët nga pika 1 nuk duhet të kenë përsëritur vit studimor gjatë studimeve.

Me studentë nga pika 1 nënkuptojmë studentë të cilët nuk e kanë tërhequr ende Certifikatën për përfundimin e studimeve në fakultetet në të cilat nuk është paraparë punimi i diplomës ose studentët të cilët i kanë pëfunduar të gjitha provimet, mirëpo ende nuk e kanë mbrojtur punimin e dioplomës në fakultetet ku është paraparë me program studimor.

Sipas rangimit të fundit të realizuara në bazë të nenit 77 të Ligjit për arsimin e lartë tre universitetet e para të ranguara janë Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi “ - Shkup, Universiteti ”- GoceDellçev” Shtip dhe Universiteti i Evropës Juglindore - Tetovë.

2.Mënyra dhe afati i aplikimit:

Studentët duhet të dorëzojnë Deklaratë të nënshkruar për aplikim në projektin “ Udhëtim për studentët më të mirë” ku zgjedhet koha dhe destinacioni i udhëtimit ( sipas opcioneve të parashikuara) , Deklaratë për përpunimin e të dhënave personale të studentit ku studenti pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht ti sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat kanë nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim.

Thirja është e hapur dhe fletëaplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën : Rr. “Shën Kirili dhe Metodij” nr.54, 1000 Shkup me shënim “THIRJE PUBLIKE për udhëtim të studentëve më të mirë nga tre institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë të ranguara më lartë në bazë të Ligjit për arsim të lartë”, më së voni deri më 18.03.2016.

3. Të drejtat dhe obligimet

Ministria dhe studenti i cili ka fituar të drejtën për udhëtim para realizimit të udhëtimit do të lidhin marrëveshje me çrast i rregullojnë të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta.
Në Marrëveshje në veçanti precizohet së në raste të veçanta mund të anulojë udhëtimin edhe atë: sëmundje ku dorëzon vërtetim mjekësor, rast vdekje ku dorëyon dëshmi përkatëse si dhe raste tjera urgjente për të cilat vlerëson Komisioni i formuar nga ministri.

Studenti i cili pa arsye refuzon udhëtimin për të cilën është zgjedhur mjetet e paguara të udhëtimit duhet t'i kthej në Ministri, në të kundërtën Ministria do të hap procedurë gjyqësore kundër tij.

4.Ndarja e çmimeveMinistria e Arsimit dhe Shkencës ( në vebfaqe) do të shpallë Listën me emrat e studentëve të cilët kanë fituar të drejtën e udhëtimit,më së voni deri më 31.03.2016.

5.Fletëaplikacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar me vonesë nuk do të shqyrtohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Deklaratë të nënshkruar për aplikim në projektin “ Udhëtim për studentët më të mirë” 

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook