Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 52 të Ligjit për veprimtari hulumtuese- shkencore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14 dhe 145/15) dhe nenit 4, të Rregullores për mënyrën dhe procedurën për financimin, krijimin dhe përsosjen e kuadrit shkencor- hulumtues (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 10/14, 88/14, 74/15, 140/15 и 178/15), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

Konkurs

për ndarjen e bursave për ciklin e dytë të studimeve nga lëmia e Artit të filmit dhe muzikës në Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke për vitin akademik 2016/2017


1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2016/2017 do të ndajë 3 (tre ) bursa për ciklin e dytë të studimeve nga lëmia e Artit të filmit dhe muzikës, e cila është e një rëndësie të veçantë shkencore dhe arsimore për Republikën e Maqedonisë, të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE

Të drejtë burse ka kandidati i cili plotëson kushtet në vazhdim :
1. të kenë të përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej tre , përkatësisht katër viteve dhe të kenë arritur sukses mesatarë së paku 8,50;
2. të jenë të pranuar për herë të parë në studime të ciklit të dytë në vitin akademik 2016/2017 në Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke;
3. njohje aktive të gjuhës angleze përkatësishtë gjuhës në të cilën realizohet mësimi ;
4. të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër nga ofrues tjerë;
5. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME

- Fletëparaqitje ;
- Diplomë për përfundimin e studimeve akademike të ciklit të parë dhe Certifikat për suksesin e arritur ( të vërtetuar në noter) ose Diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit;


- Vërtetim se kandidati është i pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve të ciklit të dytë në vitin akademik 2016/2017 në Academy of Performing Arts (FAMU),në Pragë, Republika Çeke;
- Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse për studime të ciklit të dytë nga ofrues tjetër (të vërtetuar në noter );
- Letër e pranimit (Letter of acceptance) nga FAMU;
- Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse për studime deridiplomike të ciklit të parë nga ofrues tjetër (të vërtetuar në noter );
- Letër motivimi;
- Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze, respektivisht gjuhës në të cilën realizohet mësimi (TOEFL, IELTS ose ekujvalente për lëmin gjuhësore përkatëse
- Certifikatë e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë
Dokumentet e dhëna nga institucionet e vendeve të tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhën maqedonase nga përkthyes gjyqësor.
Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studime akademike për ciklin e dytë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

III. SHUMA E BURSËS

Shfrytëzuesit të bursës do t'i mbulohen të gjitha shpenzimet e regjistrimit, ndërsa bursa mujore do të bëhet në përputhje me Aktvendimin për vërtetimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për bursë mujore të studentëve të cilët studiojnë jashtë vendit nr. 17-17545/1 nga 16.11.2015 ( në bazë të Listës së indekseve të çmimeve me pakicë për shpenzimet e jetesë, e cila është publikuar nga organet kompetente të Kombeve të Bashkuara).


IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Kandidatët të cilët paraqiten në Konkurs, është e nevojshme që më së voni deri më 20.08.2016 t'i dorëzojnë dokumentet e nevojshme
Afati për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës: 19.08.2016
Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në Arkivin : Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54
(Ndërtesa - Nova Makedonija), 1000 Shkup
(me shënim "Bursa për studime jashtë vendit të ciklit të parë FAMU")
Kriteri kryesor për marrjen e bursës është që Fletëaplikimi i kandidatit të pranohet nga Film Academy of Performing Arts(FAMU) në Pragë, Republika Çeke.
Kandidatët të cilët kanë numër të njejtë të pikëve, përparësi do t'u jepet kandidatëve që kanë arritur rezultate më të mira nga studimet deridiplomike.
Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentete e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.
Informacione për kushtet dhe kriteret në bazë të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Kontakt personat:
Darko Tomovski, tel. +389 2 3140 183, e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Andrea Aleksovski, tel. + 389 2 3140 185, e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook