Programi për bashkëpunim teknik i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEA) gjatë periudhës 2018-2019

Qëllimi i Programit për bashkëpunim teknik të ANEA -së është që vendeve anëtare të ju ndihmojë në zhvillimin e programeve të tyre për zbatimin e qëndrueshëm të teknikave nukleare në qëllime paqësore .
Projektet të cilat propozohen deri te ANEA duhet të paraqesin pjesë integrale të sektorëve nga programet kombëtare , me qëllim që të japin kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin shoqëror - ekonomik të vendit.
Aktivitetet projektuese duhet të përfshijnë teknika nukleare, ndërsa rezultatet e projekteve të dedikohen për shfrytëzuesit e fundit.
Projektet nuk duhet të përmbajnë hulumtime bazike shkencore dhe infrastrukturë laboratorike, për të cilat ANEA publikon program të veçantë, tek i cili mund të aplikohet në adresën në vijim: http://www-crp.iaea.org.
Ndihma e ANEA-së realizohet përmes sigurimit të shërbimeve të ekspertëve në lëmin përkatëse, trajnimit të kuadrove të përfshirë në realizimin e projektit në qendrat me renome në vendet anëtare të ANEA-së , simpoziume, seminare dhe furnizime me pajisje të reja ose të përmirësuara.
Propozim - projektet duhet të jenë në përputhje me kornizën programore për bashkëpunim teknik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe ANEA-së (Country Programme Framework ) , përkatësisht nga lëmia e:

● Përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore me aplikimin e teknikave nukleare në diagnostikë dhe radioterapi;
● Përmirësimit të infrastrukturës për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria nukleare;
● Sigurisë së ushqimit;
● Aplikimit të teknikave izotope në fusha të ndryshme (ekologji, veterinari, gjeologji, hidrologji, etj)

Sipas rregullave të ANEA-së , për projektet të cilat do të pranohen për financim, vendi anëtar është i obliguar të paguaj në Fondin për bashkëpunim teknik të ANEA-së 5% të vlerës së projektit (National Participation Costs), nga të cilat më së paku 2,5 % duhet të paguhen para fillimit të ciklit projektues ( 1 Janar 2018). Ky është parakusht i rëndësishëm që ANEA të fillojë me financimin e aktiviteteve të projektit.
Formulari për aplikim për propozim-projektin (National Project Document Template), si dhe të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me përgatitjen dhe paraqitjen në propozim-projektin mund të gjenden në web faqen: http://pcmf.iaea.org (Useful Links: PCMF Reference Desk).
Qëllimi është që idea e projektit të prezentohet në formë të shkurtër dhe , pasi të kalojë evaluimin e nevojshëm nga ana e departamentit përkatës teknik të ANEA-së . Me përkrahjen e ekspertëve nga ANEA të përgatitet dokumentacioni i propozim- projektit.

Duke pasur parasysh se propozimet duhet të dorëzohen deri te ANEA më së voni deri më 30 Prill 2016, afati i fundit për parashtrimin e tyre deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës,Sektori për shkencë dhe inovcionne - Zyra ndërlidhëse me ANEA është 22 prill 2016.
Kontakt personi: Juliana Balevska, oficer kombëtar për lidhje me ANEA , e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., tel. 3140 186

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook