Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtari shkencore -hulumtuese ( “ Gazeta zyrtare në Republikën e Maqedonisë “ nr. 46/2008, 103/2008, 80/2012, 24/2013, 147/2013, 41/2014,145/15 и 154/15), neni 7 të Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të takimeve shkencore dhe pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencor nga vendi në takime shkencore ndërkombëtare dhe vizitave studimore jashtë vendit ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së maqedonisë “ nr. 51/2013) Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

Konkurs
për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor nga vendi në takime ndërkombëtare shkencore 2016


1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan mjete për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor nga vendi në takime ndërkombëtare shkencore 2016.

2. Pjesëmarrje - hulumtues shkencor nga vendi në takime ndërkombëtare shkencore financohet pas dorëzimit të dokumenteve në vazhdim:

● Fletëparaqitje të plotësuar ( Fletëparaqitja mund të tërhiqet në Sektorin për shkencë dhe zhvillim teknologjik - teknik pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;

● Dëshmi se punimi është pranuar për prezentim ( poster) ose me shkrim nga organizatori në takime shkencore ndërkombëtare;
● Pëlqim nga institucioni ku është i punësuar kandidati për pjesëmarrje në takime shkencore ndërkombëtare;
● Vërtetim për shumën e shpenzimeve të udhëtimit;
● Vërtetim për shumën e kotizimit dhe
● Abstrakt i punimit shkencor.

3. Hulumtuesi shkencor është i obliguar të dorëzojë dokumentet e nevojshme sipas pikës 2

4. Të drejtën e ndarjes së mjeteve financiare për pjesëmarrje në takime shkencore ndërkombëtare të hulmtuesve shkencor nga vendi kanë institutet shkencore dhe fakultetet e universiteteve shtetërore dhe private që kanë për qëllim shkencën : Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, Institucionet e larta arsimore të pavarura shtetërore, institucionet publike shkencore, institucionet e përziera shkencore, institucionet private shkencore dhe hulumtuesit e pavarur, sipas konkursit publik.

5. Mjetet të cilat ndahen për pjesëmarrje - hulumtues shkencor nga vendi në takime shkencore ndërkombëtare ndahen në përputhje me mjetet që disponon Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin aktual .

6. Universitetet shtetërore dhe private që kanë për qëllim shkencën ( institutet shkencore) dhe arsimin ( fakultetet) , Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, Institucionet e larta arsimore të pavarura shtetërore, institucionet publike shkencore, institucionet e përziera shkencore, institucionet private shkencore dhe hulumtuesit e pavarur, fletëparaqitjet dhe dokumentet të shenuara në pikën 2 i dorëzojnë në adresën në vazhdim ose në arkivin :

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Sektori për shkencë dhe zhvillim teknologjik dhe teknik
bul. “ Kirili dhe Metodi” nr. 54
1000 Shkup

7. Konkursi fillon nga 22.02.2016 dhe do të zgjasë deri më 20.11.2016

Informacione më të hollësishme për konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kontakt personi:
Zhivko Kollçakoski nr.zyres 1406 ose në telefonin celular 076-485-046 dhe
Katerina Stefkovska nr.zyres 1406 ose në telefonin celular 076-485-047

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook