Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Veprimtarinë Shkencore - hulumtuese ("Gazeta Zyrtare e Republika e Maqedonisë nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15 dhe 154/15), të Rregullores për mënyrën, procedurën dhe kriteret për financim dhe mbikqyrjen e programeve vjetore për financimin e projekteve shkencore - hulumtuese përkatësishtë programe ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr 82/09, 149/09 , 25/11 dhe 129/13, dhe Aktvendimi për publikimin e Shpalljes publike br.17-2289 / 1 nga 02.01.2016, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, shpall:


KONKURS
për përzgjedhjen e recenzentëve të cilët do t'i recenzojnë projektet pas shpalljes së Konkursit për bashkëfinancimin e projekteve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë për periudhën 2016- 2017

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, nga kandidatët e paraqitur do të bëjë përzgjedhjen e recenzentëve, të cilët do të recenzojnë propozim - projektet e parashtruara në Konkursin për bashkëfinancimin e projekteve bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë të cilët do të financohen në periudhën 2016-2017.
Recenzentët duhet të jenë nga radhat e hulumtuesve të njohur shkencorë përkatësisht me titull shkencor - arsimorë nga fusha shkencore dhe zona shkencore përkatëse e hulumtimit.

- Shkencat natyrore dhe teknike - teknologjike ( kimi, biologji, fizikë)
- Shkencat kompjuterike dhe informatikë;
- Shkencat shoqërore ( ekonomi)
- Shkencat humane, ( studime për gjuhë, shkenca historike);
- Shkencat bujqësore dhe ushqim;
- Shkenca mjekësore ( farmaci)

Gjatë përzgjedhjes së recenzentëve përparësi do të kenë hulumtuesit me titull shkencor dhe mësimorë - shkencorë të cilët i plotësojnë kriteret në vazhdim:

- kompetencë e recenzentit,
- recenzenti të ketë publikuart punime shkencore në revistat ndërkombëtare,
- të jetë hulumtues kryesorë ose të jetë pjesëmarrës në së paku një projekt kombëtarë,
- të jetë hulumtues kryesorë ose të jetë pjesëmarrës në së paku një projekt ndërkombëtarë,
Kandidatët e përzgjedhur do të vlerësojnë projektet e paraqitura bilaterale në bazë të kritereve në vazhdim:

- Kontributin për thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
- Origjinalitetin e qëllimeve dhe përmbajtjen e hulumtimit;
- kompetencën e hulumtuesit kryesorë;
- kompetencën dhe origjinalitetin e ekipit hulumtues;
- Kontributin në aftësimin e hulumtuesve të rinj;
- Relevancë në projektin dhe qëllimet e hulumtimit;
- Konkurrencë për bashkëpunim ndërkombëtarë;
- realizueshmëria e propozim projektit ( konstrukcion financiar ), mundësitë për zbatimin e rezultateve.

Në procedurën për vlerësim recenzentët duhet t'i përmbahen normave profesionale dhe etike ( objektivitet, paanshmëri dhe largimi i konfliktit të interesave).

Fletëparaqitjen për recenzentë, të plotësuar së bashku me dokumentet e nevojshme dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Rr. Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 28.02. 2016.

Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

Për shkarkim:


Fletëparaqitja për recenzentë

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook