Në bazë të nenit 55, paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 49 të Ligjit për standarde të studentëve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.15/13, 30/13, 120/13 dhe 41/14 dhe 146/2015) dhe nenit 2 paragrafi 1 alinea 5 të Rregullores për llojin e bursave studentore dhe mënyrën e ndarjes së bursave për studentët që studiojnë jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 169/13), nenit 52 nga Ligji për veprimtari shkencoro-hulumtuese ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 46/08, 103/08 , 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/2015 dhe 154/2015) dhe nenit 4 paragrafi 6 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe përsosjen e kuadrove shkencoro-hulumtuese ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.18/12, 64/13, 98/13, 70/14 dhe 88/14, 74/2015, 140/2015 dhe 178/2015) Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

KONKURS
për ndarjen e 20 bursave për studime deridiplomike dhe pasdiplomike nga gjuha e vjetër turke

KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME DERIDIPLOMIKE NGA GJUHA E VJETËR TURKE:

Të drejtë burse ka kandidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim :
1. Të ketë kryer arsimin e mesëm katër vjeçar;
2. Të jetë pranuar në studime deridiplomike të ciklit të parë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2016/2017 në ndonjërin nga universitetet ku studiohet gjuha e vjetër turke (otomane);
3. Të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër;
4. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR STUDIME DERIDIPLOMIKE
1. Fletëparaqitje
2. Dëftesat e viteve I, II, III dhe IV dhe/ose vërtetimi për regjistrimin e vitit të IV, kurse diploma për përfundimin e shkollës së mesme dhe suksesi i arritur të dorëzohet poashtu gjatë nënshkrimit të kontratës (të vërtetuara në noter);
3. Nëse kandidati ka përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit atëherë duhet të dorëzojë vërtetim për nostrifikimin e diplomës nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
4. Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë që kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve deridiplomike të ciklit të parë në vitin akademik 2016/2017, vërtetim për kohën e fillimit të semestrit, numrin e semestrave të studimeve dhe shumën e regjistrimit;
5. Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër për studime deridiplomike të ciklit të parë (të vërtetuar në noter );
6. Letër motivimi;
7. Kambial në formë të aktit notarial si mjet për sigurimin e mjeteve të paguara;
8. Certifikat për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë.

KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME PASDIPLOMIKE NGA GJUHA E VJETËR TURKE:
Të drejtë për bursë për studime pasdiplomike ka kandidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim :
1. Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej tre respektivisht katër viteve, ose të ketë diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit (përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar në ndonjë program studimor nga dega e historisë);
2. Të jetë pranuar në studime akademike të ciklit të dytë për herë të parë në vitin e parë të vitit akademik 2016/2017 në ndonjë universitet ku studiohet gjuha e vjetër turke (otomane);
3. Të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër;
4. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR STUDIME PASDIPLOMIKE
• Fletëparaqitje
• Diplomë për studimet e kryera akademike të ciklit të parë ose diplomë të nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit;
• Vërtetim nga institucionet e arsimit të lartë që kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2016/2017;
• Vërtetim për kohën e fillimit të semestrit, numrin e semestrave të studimit dhe shumën e regjistrimit;
• Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër për studime akademike të ciklit të dytë (të vërtetuar në noter );
• Letër motivimi
• Kambial në formë të aktit notarial si mjet për sigurimin e kthimit të mjeteve të paguara;
• Vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë

Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të parë ose ciklit të dytë mund të dorëzohen origjinal ose kopje të vërtetuara në noter

BURSA:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i mbulon të gjitha shpenzimet e regjistrimit, bursë mujore dhe biletë avioni.

DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR
Secili kandidat të cilit do t’i ndahet burse , nënshkruan marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me ç'rast është i obliguar që pas studimeve, të punon të paktën 10 vite në Republikën e Maqedonisë.
Kandidatët të cilët me sukses do t’i përfundojnë studimet e tyre, pas kthimit në Republikën e Maqedonisë u sigurohet vendi i punës në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Institutin e Historisë Kombëtare, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ose në ndonjë institucion tjetër adekuat.

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Dokumentet të dorëzohen n Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54, 1000 Shkup ( me shënim burse për studime akademike të ciklit të parë ose ciklit të dytë jashtë vendit ). Afati i fundit për aplikim është 30.09.2016

Për ndarjen e bursave për studime deridiplomike dhe pasdiplomike për mësimin e gjuhës së vjetër turke në njërin nga universitetet botërore për vitin akademik 2016/2017 vendos Komisioni, i cili është i obliguar në afat prej 15 ditëve pas përfundimit të Konkursit të vendos në bazë të fletëaplikimeve të kandidatëve dhe gjithashtu t'i informojë ata .

Dokumentacioni i pa kompletuar ose i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.

Informacione më të hollësishme për kushtet dhe kriteret në bazë të cilëve do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Personi kontaktues: Anastasija Trajkovska, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook