Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 49 të Ligji për standard studentor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 30/13, 120/13 dhe 41/14 dhe 146/15 ) dhe nenit 2, paragrafi 1, alinea 2 të Rregullores për llojin e bursave për studentë dhe mënyrën e ndarjes së bursave për studentët të cilët studiojnë jashtë vendit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 169/13 dhe 74/15), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
KONKURS

për ndarjen e bursave për ciklin e parë të studimeve deridiplomike nga fusha e Artit filmik të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke për vitin akademik 2016/2017

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2016/2017 do të ndajë dy (2) bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë nga fusha e Artit filmik, e cila është e një rëndësie të veçantë shkencore dhe arsimore për Republikën e Maqedonisë, të Film Academy of Performing Arts (FAMU) në Pragë, Republika Çeke.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE
Të drejtë burse ka kandidati i cili plotëson kushtet në vazhdim :
1. të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
2. të jetë i pranuar nga institucioni i lartë arsimor - FAMU;
3. të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër nga ofrues tjetër;
4. të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë;
5. të njohë gjuhën angleze, respektivisht gjuhën në të cilën realizohet mësimi
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Kandidatët, të cilët kanë aplikuar në konkurs, duhet t’i dorëzojnë dokumentet në vazhdim :
Fletëaplikim ;
• Dëftesat e viteve I, II, III dhe IV të arsimit të mesëm dhe/ose vërtetim për regjistrimin e vitit të IV (të vërtetuara në Noter. Nëse kandidati ka kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të dorëzojë vërtetim për nostrifikimin e arsimit të mesëm (të përfunduar) nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
• Letër e pranimit (Letter of acceptance) nga FAMU;
• Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati se nuk është shfrytëzues i njdonjë burse për studime deridiplomike të ciklit të parë nga ofrues tjetër (të vërtetuar në Noter );
• Letër motivimi;
• Vërtetim për njohjen e gjuhën angleze, respektivisht gjuhës në të cilën realizohet mësimi;
• Certifikatë e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë

Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar me vonesë nuk do të shqyrtohet.


III. SHUMA E BURSËS

Shfrytëzuesve të bursës u mbulohen shpenzimet sipas nenit 5 të Rrregullores për llojin e bursave të studentëve dhe mënyrën e ndarjes së bursave për studentët të cilët studiojnë jashtë vendit.

IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Afati për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës: 19.08.2016
Dokumentet të dorëzohen me postë ose në Arkivin në adresën: Ministria e Arsimit dhe Shkencës Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 (Ndërtesa - Nova Makedonija), 1000 Shkup (me shënim "Bursa për studime jashtë vendit të ciklit të parë FAMU")
Kriteri kryesor për marrjen e bursës është që Fletëaplikimi i kandidatit të pranohet nga Film Academy of Performing Arts(FAMU) në Pragë, Republika Çeke.
Informacionet për kushtet dhe kriteret në bazë të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në telefonin (00389-02) 3227-761, Biljana Zafirovska, e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook