Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizmin dhe punën e  organeve  të Administratës Shtetërore ("Gazeta zyrtare" nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), në bazë të nenit 49 të Ligjit për standard të studentëve  ("Gazeta Zyrtare" nr. 15/13, 120/13, 41/14 и 146/15 dhe Aktvendim për publikimin e Konkursit për ndarjen e bursave për student të rregullt  të  regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në Universitetet shtetërore dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2015/2016 nr. 24-19157/2 prej  23.12.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall,

                    
KONKURS

për ndarjen e bursave për studentë të rregullt Rom të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike   dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2015/2016

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin studimor 2015/2016 do të ndajë gjithsej 30 bursa për studentët e rregullt Rom të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin  e parë në universitetet shtetërore dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë


I.MËNYRA PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT   ROM
Bursat për studentët Rom do të ndahen sipas mënyrës në vazhdim:

1. 10 ( dhjetë) bursa do të ndahen për studentët Rom të cilët janë regjistruar në vitin e parë studimor  në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2015/2016;

2. 20 ( njëzet) bursa do të ndahen për studentët Rom të cilët janë regjistruar në vitet tjera studimore në  universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2015/2016;


II. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT ROM

     Të drejtë burse kanë studentët e regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë dhe të cilët i  plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë pjesëtarë të bashkësisë etnike Rome;
2. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
3. Të mos jenë  shfrytëzues  të bursës nga institucionet/entet  ose kompanitë tjera ;

III. KRITERET PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT ROM
Bursat për studentët Rom do të ndahen në bazë të kritereve në vazhdim:
1. Suksesi mesatar i kandidatit prej katër viteve nga arsimi i mesëm për studentët të regjistruar në vitin e parë të studimeve
2. Suksesi mesatar nga viti paraprak i vitit studimor për studentët të cilët studiojnë në vitet tjera;
3. Të jenë studentë të rregullt në njërin nga fakultetet publike dhe private në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2015/2016;
4. Prioritet gjatë selektimit  do të kenë studentët   Rom të cilët studiojnë në fakultete publike dhe private në Republikën e Maqedonisë të cilët edukojnë  kuadër arsimor.

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 5,000 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë një viti studimor.

V. VENDI  DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE


Kandidatët  të cilët kanë konkurruar  në Konkurs, është e nevojshme që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës/ Drejtorinë për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54- Shkup, më së voni deri më 11.02.2016 t'i dorëzojnë dokumente në vazhdim

A)  Për studentët e  regjistruar në vitin e I-rë studimor nevojiten dokumentet  në vazhdim:

1.Fletëparaqitje për bursë për studentë Rom ( të shpallur së bashku me Konkursin  www.konkursi.mon.gov.mk);
2.  Vërtetim - studentë i  rregullt në vitin studimor 2015/2016;
3.  Kopje të dëftesave nga 4 vitet e arsimit të mesëm të vërtetuara në noter;
4 Deklaratë se kandidati është pjesëtarë i bashkësisë etnike Rome ( të shpallur së bashku me Konkursin  www.konkursi.mon.gov.mk);
5. Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër ( të shpallur së bashku me Konkursin  www.konkursi.mon.gov.mk);
6. Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit për nevojat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (të shpallur së bashku me Konkursin  www.konkursi.mon.gov.mk);
7. Kopje të Certifikatës të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë;
8. Kopje të Llogarisë bankare në emër të studentit.


B). Për studentët e viteve tjera studimore, janë të nevojshme dokumentet në vazhdim:

 1.Fletëparaqitje për bursë për studentë Rom ( të shpallur së bashku me Konkursin  www.konkursi.mon.gov.mk);
2. Vërtetim - studentë i  rregullt në vitin studimor 2015/2016;
3. Kopje të Indexit;
4. Certifikat  për provimet e dhëna ( origjinal ose kopje të vërtetuar në noter);
5. Deklaratë se kandidati është pjesëtarë i bashkësisë etnike Rome ( të shpallur së bashku me Konkursin  www.konkursi.mon.gov.mk);
6. Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër ( të shpallur së bashku me Konkursin  www.konkursi.mon.gov.mk);
7. Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit për nevojat e Ministrsisë së Arsimit dhe Shkencës (të shpallur së bashku me Konkursin  www.konkursi.mon.gov.mk);
8. Kopje të Certifikatës të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë;
9. Kopje të Llogarisë bankare në emër të studentit.

    Dokumentacioni i dorëzuar pas përfundimit të afatit dhe dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të shqyrtohet  dhe i njëjti nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët të cilët kanë aplikuar në Konkurs.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook