Instrumenti ndihmës për para-anëtarësim (IPA) Komponenta IV - Zhvillimi i Burimeve Njerëzore
Projekti i Binjakëzimit "Përmirësimi i mëtejshëm i sistemit për zhvillimin dhe implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve"
Numri i referencës: MK 13 IB SO 02

kërkon të rekrutojë:
1) Asistent i RTA-së (Këshilltarë Rezident i projektit) (Resident Twinning Advisor)
2) Përkthyes / interpretues me orar të plotë
Qëllimi i projektit është të forcojë kapacitetet kombëtare për një funksionim efektiv dhe efikas të sistemit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në Maqedoni.
Kohëzgjatja: 18 muaj (data treguese: nga janari 2016 deri në korrik 2017).
Pozicionet janë të bazuara në: Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. Kirili dhe Metodij 54, 1000 Shkup
Data e fillimit: sa më shpejt të jetë e mundur.
Individët të cilët kanë pasur ndonjë lidhje kontraktuale me administratën e vendit përfitues, brenda gjashtë muajve të kaluar nuk kanë të drejtë të aplikojnë për këtë pozitë.

1) Asistent i RTA-së (Këshilltarë Rezident i projektit) (Resident Twinning Advisor)
Kualifikimet:
• Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe maqedonase në të folur dhe në të shkruar;
• Diplomë universitare në shkencat shoqërore apo fushën përkatëse;
• Përvojë të mëparshme me menaxhim të zyrës;
• Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike;
• Aftësi për të vendosur dhe mbajtur marrëdhënie efektive të punës;
• Perdorimi i avancuar i paketave kompjuterike (MS Word, Excel, Power Point, etj);
• Njohja e politikave përkatëse të Qeverisë, ligjeve, ndihmave të huaja dhe strukturave operacionale që ndikojnë në sektorin e arsimit;
• Njohuri mbi administratën publike dhe veçanërisht Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;
• Aftësi për të punuar nën presion dhe të jenë në gjendje të caktojnë prioritete.

Kualifikimet e tjera të cilat do të konsiderohen si përparësi:
• Përvojë të mëparshme pune me projekte të binjakëzimit të IPA-s apo projekte të tjera të financuara nga BE;
• Përvojë me përdorim të terminologjisë nga fusha e Arsimit dhe / ose arsimit profesional.

Përshkrimi i punës:
• Veprimi si asistent kryesor i RTA-së (në të gjitha aktivitetet e projektit);
• Asistimi i RTA-së në organizimin e misioneve të ekspertëve, trajnimeve, seminareve, punëtorive, të drejton mbledhjet e komisionit, dhe ngjarjeve të tjera të projektit;
• Aranzhimi i udhëtimeve, rezervimi i akomodimit dhe organizimi i vizitave studimore;
• Hartimi i materialeve të shkruara në gjuhën angleze dhe maqedonase;
• Menaxhimi i përgjithshëm i administratës së zyrës, duke përfshirë plotësimin, organizimin e trajnimeve, misioneve të ekspertëve, udhëtimeve lokale, punë të përgjithshme në zyrë etj.;
• Mirëmbajtja e të dhënave themelore buxhetore të kontabilitetit të projektit (Gazeta e projektit, certifikatat e misionit, raportet financiare), arkivimi i dokumentacionit financiar (faturat, etj);
• Prokurimi dhe menaxhimi i furnizimeve për materiale zyre;
• Organizimi i takimeve në bashkëpunim me partnerët e Shtetit Përfitues dhe Shtetet Anëtare, përgatitja e agjendës së takimeve dhe mbajtja e procesverbalit;
• Zhvillimi dhe mbajtja e kontakteve dhe marrëdhënieve të ngushta pune me zyrtarët e Shtetit Përfitues dhe Shteteve Anëtare të përfshirë në secilën prej aktiviteteve dhe menaxhimin e projektit;
• Veprimi si përkthyes në rast nevoje;
• Verifikimi i saktësisë dhe qëndrueshmërisë së prezantimeve dhe përkthimeve të materialit teknik në gjuhën angleze dhe maqedonase;
• Hartimi dhe redaktimi i procesverbaleve të mbledhjeve, duke ndihmuar RTA-në në hartimin dhe redaktimin e raporteve mujore, tremujore dhe përfundimtare të projektit dhe dokumenteve tjera përkatëse;
• Menaxhimi i zyrës, monitorim i telefon dhe korrespondencë të përgjithshme;

2) Përkthyes / interpretues me orar të plotë
Kualifikimet:
• Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe maqedonase në të folur dhe në të shkruar;
• Diplomë universitare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze (përkthyes / interpretues);
• Përvojë të mëparshme me përkthim dhe interpretim;
• Aftësi të shkëlqyera organizative;
• Aftësi për të vendosur dhe mbajtur marrëdhënie efektive të punës;
• Perdorimi i avancuar i paketave kompjuterike (MS Word, Excel, Power Point, etj).

Kualifikimet e tjera të cilat do të konsiderohen si përparësi:
• Përvojë të mëparshme pune me projekte të binjakëzimit të IPA-s apo projekte të tjera të financuara nga BE;
• Njohuri të mira të gjuhës shqipe;
• Përvojë me përdorim të terminologjisë nga fusha e Arsimit dhe / ose arsimit profesional

Përshkrimi i punës:
• Veprimi si asistent gjuhësor i RTA-së dhe asistimi afatshkurtër gjatë vizitës ekspertëve;
• Përkthimi i materialeve të shkruara (dokumente, teksteve legjislative, materialeve të trajnimit, materialeve informative dhe materialeve të tjera të shkruara) për projektin nga anglishtja në maqedonisht dhe anasjelltas;
• Redaktimi i Raporteve Tremujore të projektit dhe botimeve të tjera zyrtare të Projektit;
• Hartimi i procesverbaleve të mbledhjeve dhe të materialeve të shkruara në lidhje me projektin në gjuhën angleze dhe maqedonase;
• Interpretimi gjatë misioneve, takimeve, punëtorive, seminareve, trajnimeve dhe ngjarjeve të tjera të projektit;
• Zhvillimi dhe mbajtja e kontakteve dhe marrëdhënieve të ngushta pune me zyrtarët e Shtetit Përfitues dhe Shteteve Anëtare të përfshirë në secilën prej aktiviteteve dhe menaxhimin e projektit;
• Bashkëpunim të ngushtë me RTA-në dhe asistentin e RTA-së për të menaxhuar ngarkesën e punës së përditshme.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-të e tyre dhe një letër aplikimi në gjuhën angleze përmes e-mail-it në adresën e mëposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. më së voni deri më 14 janar 2016, ora 12:00.

Gjatë aplikimit ju lutemi shënoni për cilën nga dy pozitat aplikoni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen të marrin pjesë në intervistë.
Kandidatët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë me Institutin e Kërkimeve Arsimore të Republikës së Polonisë dhe do të dorëzojnë një certifikatë tatimore e cila vërteton se ai / ajo paguan tatimin mbi shpërblimin.
Projekti i Binjakëzimit i përmendur më lart financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të implementohet nga Instituti i Kërkimeve Arsimore të Republikës së Polonisë, Ministria e Arsimit të Shkencës dhe Sporteve të Republikës së Kroacisë dhe Scotish Credit dhe Partneriteti i Kualifikimit të Mbretërisë së Bashkuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Shkup.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook