Ky rishikim është realizuar nga OECD-ja me mbështetjen e UNICEF-it dhe me kërkesë dhe bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rishikimi i fokusuar në vlerësimin dhe evalumin e sistemeve shkollore kanë për qëllim ta ndihmojnë shtetin me rekomandime në kapitalizimin e praktikave pozitive dhe politikave, të cilat janë në funksion. Rishikimi në fjalë e inkurajon Maqedoninë e Veriut ta vë mësimin e fëmijëve në epiqendër të notimit dhe vlerësimit. Kjo do të nënkuptonte që të shkohet drejt një sistem, në të cilin notimi iu ofron informacione nxënësve, arsimtarëve, shkollave dhe hartuesve të politikave, me qëllim që të mund të reflektojnë në mënyrë kritike ndaj punës së tyre, por edhe të identifikojnë se çka mund të bëjnë më mirë në të ardhmen.

Rishikimi ka përfituar nga përvoja komplementare e organizatës sonë dhe nga ekspertiza për të ofruar analiza të ndjeshme për kontekstin e evaluimit dhe vlerësimit (notimit) në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, por edhe duke i thirrur në hulumtime ndërkombëtare dhe praktika më të mira anekënd botës.

Rishikimi i OECD-së mbi evaluimin dhe notimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut