Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian me 1 korrik 2014 në Bruksel nënshkroi marrëveshje për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në programin e Bashkimit "Horizonti 2020" - Programi Kornizë për Hulumtime dhe Inovacione (2014-2020)

. Republika e Maqedonisë, si vend anëtar i asociuar në Program,merr pjesë në kushte dhe të drejta të barabarta si Shtetet Anëtare të BE-së.Për të marrë pjesë me sukses në Program, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në rolin e koordinatorit të programit,formon rrjet të personave për kontakt kombëtarë për të mbështetur të gjithë aplikantët e interesuar.

Programi përfaqëson instrumentin financiar të BE-së e cila mbështet hulumtimin dhe inovacionin,me qëllimin përfundimtar të rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe konkurrencën.
Disponon buxhet mbi 70 miliardë euro dhe do të zgjasë nga viti 2014 deri më vitin 2020.

Horizonti 2020 është i hapur për pjesëmarrje të një spektri të gjerë të organizatave dhe huluntuesve individualë: universitetet, qendrat kërkimore, laboratorët ,kompanitë multinacionale, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme,organizatat joqeveritare,shoqatat e qytetarëve,administrata publike,fondet,
vetëqeverisja lokale,etj.

Programi mbësht financimin e projektieve për hulumtime dhe inovacione ,mobiliteti i hulumtuesve,
përforcimi i rrjeteve ndërkombëtare,përfitimi i njohurive të reja dhe ekspertizës si dhe bashkëfinancimin e aktiviteteve të caktuara në sektorin publik.


 Pritet që të kontribuojë veçanërisht në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe industrisë në drejtim të arritjes të rezultateve konkrete.

Bazohet në tre shtylla- Përsosmëri në shkencë,udhëheqja në industri dhe sfidat sociale,të cilat përmbajnë fusha të shumta për vendosjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes projekteve të përshtatshme,konferenca ,punëtori trajnimi,seminare, forume, vizita studimore ,etj.

Përdorimi i këtij instrumenti financiar bazohet në aplikimin e propozim projektit të publikuar paraprakishtë dhe në një thirrje të publikuar më parë dhe konsorcium të ndërtuar-në partneritet me entitet nga të paktën 3 shtete anëtare të BE-së ose vende të asociuara në Program.


Rregullat për pjesëmarrje janë përcaktuar në kuadër të "Udhëzuesit për aplikantët", i cili është një dokument shoqërues për çdo thirrje dhe jep një pasqyrë të plotë për mënyrën e aplikimit.

Linke deri te programi

Linku deri te thirrjetLinku deri te thirrjet

Linku deri te lista e rishikuar të Personave për kontakt nacional