Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se Komisioni Federal i Bursave për studentët e huaj të Qeverisë së Zvicrës për vitin akademik 2019-2020 do të ndajë më së shumti 30 bursa për studime të doktoraturës dhe pasdoktoraturës si dhe për kërkime , për studentët nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Kaukazit, duke përfshirë Republikën e Maqedonisë.

Bursat janë të dedikuara për kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare me sukses të lartë mesatar, studime për doktoraturë dhe pasdoktoraturë si dhe për kërkime në të gjitha fushat shkencore në cilëndo nga universitetet shtetërore ose në institutet e njohura të Zvicrës.

Konkursi nuk parashikon ndarjen e bursave për studime universitare dhe master.


Informata më të hollësishme për ndarjen e bursave mund të merren në faqen e internetit të Ambasadës Zvicerane në Shkup, www.eda.admin.ch/macedonia, në: 02 3 103 300 dhe përmes adresës elektronike
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..


Formularët për aplikim dhe të gjitha dokumentet e kërkuara mund të merren në Ambasadën Zvicerane në Shkup, ku ato dorëzohen në tri kopje, më së voni deri më datën15 nëntor 2018.

 

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin akademik 2017/2018 ndanë 18 bursa për studime (të rregullta) deridiplomike, studime të magjistraturës dhe specializime në universitetet shtetërore të Republikës Popullore të Kinës dhe 3 bursa në kuadër të Programit Qendror- Lindor Evropian për mjekësi në Universitetet shtetërore të Republikës Popullore të Kinës

Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë në adresën elektronike www.csc.edu.cn/laihua ose në www.campuschina.org, numri i Agjencisë 8071, pastaj Fletëaplikimin e plotësuar në letër së bashku me dokumentet në vazhdim:

- Kopje të dëftesave për përfundimin e arsimit të mesëm ( për studime të rregullta deridiplomike) të përkthyera në gjuhë angleze ose gjuhë kineze të vërtetuara në noter.
- Kopje të diplomës për përfundimin e arsimit të lartë ( studime të magjistraturës dhe specializime) të përkthyera në gjuhë angleze ose gjuhë kineze të vërtetuar në noter,
- Kopje të certifikatës për dhënien e provimeve ( studime të magjistraturës dhe specializime) të përkthyera në gjuhë angleze të vërtetuar në noter,
- Plan për studime ( deri në 200 fjalë për studime të rregullta, deri në 500 fjalë për specializime) dhe deri në 800 fjalë për studime të magjistraturës),
- Dy rekomandime nga profesorë universitarë ( studime të magjistraturës dhe specializime)
- Biografi të shkurtër,
- Letër e pranimit nga universiteti i zgjedhur ( informacione më të hollësishme në (htpp://www.CampusChina.org и www.csc.edu.cn/Laihua/universityen.aspx),
- Vërtetim mjekësorë (Foreigner Physical Examination Form) plotësohet në gjuhë angleze , duhet t′i përmbajë të gjitha analizat e përmendura, të përmbajë nënshkrimin e mjekut, vulë zyrtare të Entit shëndetësor dhe fotografi të kandidatit.
- Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze ose kineze (certifikatë HSK ),
- Kandidatët të cilët paraqiten për studime në lëmin e muzikës, përveç dokumenteve të shënuara duhet të dorëzojnë dhe CD, me veprat e tyre muzikore ndërsa kandidatët të cilët aplikojnë për studime në art përveç dokumenteve të shënuara duhet të dorëzojnë edhe CD me krijimet e tyre artistike ( 2 vizatime, 2 fotografi me ngjyra dhe 2 vepra sipas përzgjedhjes së tyre).

në tre ekzemplar ( një origjinal dhe dy kopje) dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup, Republika e Maqedonisë , me shënim - Aplikim për bursë për studime në Republikën Popullore të Kinës.


Afati i fundit për aplikim është 04.04. 2017.

Informacionet më të hollësishme për mënyrën e aplikimit gjenden në web faqen http/www.campuschina.org ose http//en.csc.edu.cn/studyinchina.

Kontakt personi në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës : Ollga Dukovska Atov, tel: 02 3140 185 .

Kandidatët të cilët do të pranohen, studimet do t'i fillojnë nga shtatori i vitit 2017 .
Përzgjedhja e kandidatëve do ta bëhet nga ana e Ambasadës së RP të Kinës në Republikën e Maqedonisë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju bën thirrje të diplomuarve të rinj nga Evropa Juglindore, Franca, Izraeli dhe vendet Arabe që të aplikojnë për “ Bursë Ndërkombëtare parlamentare” (IPS) në vitin 2018 ku të diplomuarit e rinj do të kenë mundësi të fitojnë të drejtë të mbajnë punë praktike tek deputetet në Bundestagun Gjerman përkatësisht përmes pjesës teorike dhe praktike të rinjtë prej së afërmi do të njoftohen me sistemin parlamentar gjerman.

Programi zgjat prej 1 mars deri më 31 korrik 2018. Parakushtet për përzgjedhje ndër të tjerash janë njohja e shkëlqyer e gjuhës gjermane, njohja e politikës, shoqërisë dhe historisë gjermane.

Informacione më të hollësishme gjenden në :www.bundestag.de/ips ose www.skop.diplo.de

Kërkojmë që të promovohet ky program me qëllim që sa më shumë të diplomuar të rinj nga Maqedonia të konkurrojnë .

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 30 qershor 2017 në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup me e-mail (Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.), ku bëhet edhe përzgjedhja e parë. Kandidatët e përzgjedhur do të thirren në Ambasadë për intervistë

Ju falemnderit për mbështetjen tuaj për Programin - IPIS.

POLITIKA PËR KUALITET

e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë

të Republikës së Maqedonisë

- Ministria për Arsim dhe Shkencë e Republikës së Maqedonisë synon drejt ngritjes së kualitetit të institucioneve arsimore dhe shkencore dhe të ndërtimit të mekanizmave për ndikimin e tyre efektiv dhe efikas.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë i zbaton (implementon) të gjitha ndryshimet pozitive në arsim dhe sferën shkencore me qëllim që të zvogëlohet papunësia dhe të dalin kuadro kualitative.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë e forcon dhe përparon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe shkencës.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë e ngrit nivelin e arsimit te të rinjtë me theks të veçantë në rritjen e kualitetit të diturisë (njohurisë) së tyre.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë mbështet barazi arsimore, përkatësisht arsimim për të gjithë qytetarët.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë aplikon konceptin për mësim dhe trajnim të përjetshëm.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë vendos lidhje dinamike me tregun e punës dhe të nevojave të ekonomisë.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë promovon aftësinë informatike si një nga kompetencat kyçe për rritjen e efikasitetit të sistemit arsimor.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë e mbështet Sistemin për Udhëheqje me Kualitetin në pajtueshmëri me kërkesat e standardit ndërkombëtar МКС EN ISO 9001:2009.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë synon të ketë ekip me personel me arsim të lartë dhe të motivuar, mban llogari për mbajtjen e ambientit (mjedisit) të pranishëm krijues, me ç’rast secili kryerës i punëve është i vetëdijshëm për rëndësinë e veprimeve të veta në lidhje me përmbushjen e kërkesave të shfrytëzuesve të shërbimeve dhe të prosperitetit të ministrisë.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë aplikon periudhë procedurale drejt krijimit (formimit) dhe mirëmbajtjes të sistemit për udhëheqje me kualitetin. Në lidhje me këtë bën identifikimin, planifikimin, aplikimin, kontrollimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha proceseve të cilët kanë ndikim ndaj kualitetit të shërbimeve të Ministrisë.

- Krerët (udhëheqësit) e lartë të Ministrisë në mënyrë periodike bëjnë kontrollimin e politikës, funksionimin e sistemit për udhëheqje me kualitetin, përmbushjen dhe vendosjen e qëllimeve të reja për kualitet.