Ministria për Arsim dhe Shkencë e Republikës së Maqedonisë informon se pyetjet të cilat do të jenë pjesë e testeve në procesin e testimit ekstern për nxënësit në vitet e fundit të arsimit të mesëm, janë publikuar në internet faqen:  prasanjaeksterno.dic.edu.mk internetit.

Pishina publike përmban 50 400 pyetje, për arsim të mesëm dhe profesional për të gjitha profesionet, drejtimet dhe lëndët, dhe do të jenë në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe turqisht. Për çdo lëndë janë gjeneruar pyetje në varësi të përfaqësimit të saj në programin mësimor, respektivisht numrin e orëve. Për një lëndë të përfaqësuar me 1 orë në javë, janë gjeneruar 50 pyetje, për një lëndë me 2 orë në javë janë gjeneruar 100 pyetje, për një lëndë të pëfaqësuar me 3 orë në janë gjeneruar 150 pyetje.

Çdo nxënës, do të mund t’i siguron ato pyetje për lëndët që e interesojnë, në një mënyrë të thjeshtë duke hyrë në menynë e internet faqes: prasanjaeksterno.dic.edu.mk.

Gjithashtu, qëndron e hapur mundësia që për çdo pyetje, nëse ndonjë nga nxënësit ose cilido qytetar vëren ndonjë gabim teknik ose paqartësi eventuale, të cilat mund të ekzistojnë duke marrë parasysh sasinë e pyetjeve, të raporton me një klik të vetëm në aplikacionin/dritaren e vendosur menjëherë pranë çdo pyetje.

Për pyetje tjera ose sugjerime të cilat nuk janë të lidhura me përmbajtjen, respektivisht me korrigjimet teknike të pyetjeve, ju mund të dërgoni një email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., me çka operatorët e Qendrës Shtetërore për Provime do të përgjigjen në afat sa më të shkurtë kohor. Kjo mundësi do të jetë në dispozicion deri më 6 janar 2015, pas të cilës, pasi të jenë futur të gjitha vërejtjet, ose janë hequr mangësitë eventuale, përsëri do të krijohet dhe publikohet baza përfundimtare e pyetjeve.

Gjithsejt 20.567 nxënës nga vitet përfundimtare (viti i tretë dhe i katërt) në 98 shkolla të mesme do të testohen prej 26 deri 30 janar, ndërsa tri ditë më herët çdo nxënës do të njoftohet se nga cilat 2 lëndë do të testohet. Rezultatet do të publikohen më 2.2.2015.
Përveç kësaj, në këtë fazë procesi i testimit ekstern do të përfshin edhe 3.923 arsimtarë nga 2622 lëndë.  
 
Ministria për Arsim dhe Shkencë dhe Qendra Shtetërore për Provime janë maksimalisht transparent në procesin e zbatimit të testimit ekstern, qëllimi i vetëm i të cilit është rritja e objektivitetit të notimit të arsimtarëve dhe rritja e cilësisë së njohurive të nxënësve.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook