Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi, sot, së bashku me USAID-in dhe Fondacionin "Hap pas Hapi" nënshkruan  Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim, me të cilin vazhdohet realizimi i projektit "Me lexim deri në lidership."

- Qëllimi kryesor i këtij projekti është të vlerësojë dhe të përmirësojë aftësitë themelore nga gjuha amtare dhe matematika të nxënësve të ciklit të parë në arsimin fillor, si dhe të përforcojë praktikat pedagogjike të mësimdhënësve, veçanërisht aftësitë që lidhen me vlerësimin diagnostik dhe formues, dhe të shtojë  vetëdijen publike për rëndësinë e shkrim-leximit për gjuhën dhe matematikën, theksoi Ademi.

Projekti, theksoi Ministri, do të zbatohet në të gjitha rajonet e Republikës së Maqedonisë, si urbane edhe ato rurale, dhe do të përfshijë nxënës nga të gjitha grupet etnike, gjinore dhe sociale.

Në kuadër të këtij projekti, për herë të parë në maj të vitit 2014-të u zhvillua një mbledhje sistematike e të dhënave për të arriturat në matematikë dhe gjuhë amtare në mesin e nxënësve të klasës së dytë dhe të tretë në shkollat e përzgjedhura në të gjithë vendin. Qëllimi i këtyre të dhënave është për të na treguar se sa fëmijët kanë zotëruar aftësitë bazike nga gjuha dhe matematika në vitet e para të arsimimit të tyre, theksoi Ademi, duke shtuar që ky informacion ka rëndësi thelbësore për përmirësimin e cilësisë së arsimit në klasat e para në Maqedoni.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook