Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për pjesëmarrësit në programin “ Këshillim për karrierë”, i cili realizohet me mbështetje të projektit të USAID “Rrjeti rinor për fitimin e shkathtësive për punësim – JES Rrjeti”.

- Udhëzimi dhe këshillimi i karrierës për nxënësit është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që ka të bëjë me përmirësimin e kualiteteve të fuqisë punëtore dhe sigurimin e ndihmës për nxënësit gjatë zgjedhjes së profesioneve që janë në pajtueshmëri me afinitetet e tyre dhe që kërkohen në tregun e punës, theksoi Ministri Ademi, duke shtuar që tanimë viti i tretë me rradhë po punon në mënyrë aktive në përgatitjen dhe realizimin e programit për aktivitete të karrierës në shkollat.

Në fazën e parë të realizimit të këtyre aktiviteteve, shtoi Ademi, fokusi ishte i vendosur në hapjen e qendrave të karrierës në shkollat e mesme në shtatë pilot komunat ku implementohet ky projekt.

- Deri tani me përkrahje të projektit JES Rrjeti të USAID-it,  janë pajisur qendra të karrierës në 38 shkolla të mesme në 6 komuna në Maqedoni, si dhe në territorin e Qytetit të Shkupit. Në vijim është pajisja e 11 qendrave të karrierës plotësuese të shpërndara në më shumë komuna nëpër vend. Një nga aktorët kyç në procesin e këshillimit të karrierës së nxënësve janë psikologët shkollorë. Në periudhën e ardhshme MASH bashkë me projektin JES Rrjeti do të fokusohet në trajnim dhe përfshirje të një numri sa më të madh të psikologëve në realizimin e këshillimit të karrierës së nxënësve, theksoi Ademi, duke shtuar që  zgjedhja e karrierës së vërtetë është njëra nga vendimet më të rëndësishme të secilit person të ri.

- Dëshiroj që t’ju inkurajoj të realizoni numër sa më të madh të aktiviteteve të cilat do t’ju ndihmojnë nxënësve të marrin vendim të vërtetë dhe ta bëjnë zgjedhjen e duhur. Me atë drejtpërsëdrejti e ndihmojmë zhvillimin e karrierës të secilit nxënës, por edhe kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë tonë, potencoi Ademi.

Ky program mundëson trajnim të ekipeve të këshilltarëve të karrierës në shkolla të cilët do tu ndihmojnë nxënësve në mënyrën më të mirë të bëjnë zgjedhje të drejtë të arsimimit të mëtutjeshëm dhe karrierës punuese.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook