Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi dhe zëvendës ministri Spiro Ristovski, sot morën pjesë në konferencën e donatorëve dedikuar arsimit të integruar, e cila u mbajt në praninë e përfaqësuesve të institucioneve kompetente të cilat veprojnë në sferën e arsimit, si edhe përfaqësuesve të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare të cilat mbështesin procesin e arsimit të integruar në vend.

”Atë të cilën dëshiroj ta theksoj në kontekst të arsimit të integruar është se Republika e Maqedonisë është vend në të cilin me vite po kultivohet dhe mbindërtohet multi-kultura dhe multi-etniciteti edhe atë falë asaj që fëmijët mësojnë dallimet midis tyre që nga moshat më të hershme. Me ndihmën e partnerëve tonë, realizuam një varg të masave të cilat kontribuuan në “ndërtimin” e shkollave në të cilat fëmijët do të mësojnë së bashku, pa dallim se cilit etnikum i takon” theksoi me këtë rast ministri Ademi.

Në fjalimin e tij ministri foli për disa projekte dhe aktivitete të cilat duhet të realizohen në ta ardhmen, si edhe projektet të cilat po realizohen momentalisht, përfshirë këtu: Projektin për Integrimin Ndër-etnik në arsim të USAID-it, Projektin e Ambasadës britanike “Të gjithë jemi të barabartë”, projektet e BE (UE) nëpërmjet të IPA programit...

“Ministria e arsimit dhe shkencës planifikon që në të ardhmen të shtojë mjetet për realizimin e të gjithë projekteve për zbatimin e arsimit të integruar, sepse bëhet fjalë për një proces mjaft të madh dhe të ndërlikuar, në realizimin e të cilit është e mirëseardhur ndihma e cila vazhdimisht po vjen nga partnerët tonë dhe donatorët ndërkombëtar, edhe atë nga USAID-i, OSBE, Nansen Dialog Qendra, si edhe prej miqve të tjerë të arsimit në Republikën e Maqedonisë”, shtoi ministri Ademi.

Zëvendës ministri Ristovski theksoi se arsimi i integruar është një prej sferave në të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e arsimit dhe shkencës i dedikojnë vëmendje serioze, duke investuar shumë punë dhe mjete në drejtim të sigurimit të zhvillimit të vazhdueshëm.

“Shume herë shtete e rajonit dhe më gjerë, madje edhe shtetet më të zhvilluara kanë treguar nga ne si shembull i cili duhet të ndiqet dhe respektohet, ku nëpërmjet të sistemit edukativ – arsimor secili prej komuniteteve e gëzon të drejtën të mësimit dhe edukimit në gjuhën amtare. Mu ky shembull dhe kjo praktikë në të cilën ndarjet e nxënësve në bazë fetare, etnike ose çfarëdo lloj baze tjetër janë të papranueshme, do të vazhdojmë ta thellojmë dhe avancojmë në frymën e marrëdhënieve të mira”, tha Ristovski në fjalimin e tij.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook