Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi, sot (e Hënë, 03.10.2014) në Durrës të Republikës së Shqipërisë ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar “ Smart City”. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Ademi theksoi se roli i arsimit, trajnimit dhe veprimtarisë shkencore – kërkimore është i madh në përpjekjet për zhvillimin e shoqërisë përparimtare e cila kujdeset për qëndrueshmërinë e saj dhe zhvillon kapitalin njerëzor kreativ dhe inovativ.

“Në aspektin e kërkimeve dhe zhvillimit më duhet të theksoj se është themeluar një Fond për inovacionet dhe zhvillimin teknologjik, i cili siguron ndihmë teknike të kompanive inovative nëpërmjet të grandeve, huazimeve, investimeve për barazi dhe ndihmë financiare or kërkim dhe zhvillim. Gjithashtu, të shumta janë aktivitetet për mbështetjen dhe fuqizimin e kërkimit dhe zhvillimit. Nëpërmjet të projektit kapital “Pajisje për laboratorët shkencor për universitetet publike dhe institutet kërkimore”, deri tani janë instaluar 80 laboratorë me vlerë prej 25 milion euro. Ministria e arsimit dhe shkencës ndan ndihmë financiare të njëhershme për punët shkencore – kërkimore të botuara në revistat ndërkombëtare me faktor ndikimi, si edhe mjete për aktivitetet kreative të profesorëve dhe bashkëpunëtorëve nga sfera e arteve dhe arkitekturës”, tha ministri Ademi.

Rol të madh në zhvillimin e shkencës, kërkimeve dhe inovacioneve, sipas tij, ka edhe bashkëpunimi ndërkombëtar. “Pjesëmarrja e të gjitha shteteve nga rajoni në HORIZONT 2020 bart potencial të madh për bashkëpunim. Obligim i të gjithë palëve të interesuara është që të bëjnë përpjekjet maksimale për përfshirje sa më cilësore në Program. Me pjesëmarrjen në Strategjinë rajonale shkencore – zhvillimore për inovacionet për Ballkanin Perëndimor, do të kontribuojmë për arritjen e qëllimit kryesor: fuqizimin e ndikimit të kërkimeve dhe inovacioneve në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës”, theksoi ministri. Ai më tej tha se është avancuar korniza juridike me ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë, me të cilat janë prezantuar “Dritaret e mobilitetit”, ku obligohen institucionet e arsimit të lartë që më së paku 10% të lëndëve të obligueshme dhe zgjedhore prej programeve studimore t’i realizojnë në gjuhën angleze (minimum 20 EKTS), që është në përputhje me procesin e Bolonjës.

Në pjesën e arsimit fillor dhe te mesëm, ministri Ademi theksoi  se këtë vit shkollor i kemi implementuar kurikulumet e adaptuara në lëndën e matematikës dhe shkencave natyrore për vitin e parë, të dytë dhe të tretë, në bashkëpunim me qendrën ndërkombëtare për programet mësimore - Kembrixh. “Gjithashtu po realizohen edhe një numër i madh i aktiviteteve për avancimin e mjedisit për mësim, të kurikulumeve dhe përmbajtjeve mësimore, të proceseve arsimore dhe të arritjeve të nxënësve. Me ndryshimet e legjislacionit për provimet e maturës, gjegjësisht provimet përfundimtare, prej këtij viti 2014/ 2015, matematika është lëndë e obligueshme në pjesën eksterne të provimit të maturës”, th ai.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi në fjalën e tij mes tjerash tha se implementimi i Strategjisë për arsimin profesional në kontekstin e mësimit të përjetshëm 2013 – 2020 është prioritet për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, dhe në këtë drejtim është miratuar edhe Strategjia për mësimin e përjetshëm, me të cilën një pjesë e programeve speciale për arsimin e të moshuarve janë përfshirë në Planin operativ për masat aktive për punësim.

Në këtë Konferencë të pranishëm ishin kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Lindita Nikolla, kryetar komunash dhe shumë personalitete tjera.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook