Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në manifestimin dedikuar projektit “ Ndërtojmë ura”, i cili realizohet në bashkëpunim midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, OBSE-së dhe Ambasadës së Zvicrës.

Fondi “Ndërtojmë ura” është përpjekje e përbashkët e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, Ambasadës së Zvicrës dhe Misionit të OSBE-së në Shkup për mbështetjen e aktiviteteve të përbashkëta në shkollat të cilat përfshijnë komunitete të ndryshme dhe gjuhë mësimore të ndryshme me qëllim që të rrit interaksionin, mirëkuptimin dhe integrimin në mjedisin shkollor.

- Multietniciteti është veçori e Republikës së Maqedonisë. Jam i bindur se askund në botë, komunitetet etnike nuk bashkëpunojnë në mënyrën në të cilën kjo gjë bëhet në Maqedoni. Të mësohet diçka për atë – të ndryshmin nga vetja, e begaton frymën tonë dhe dëshirën për bashkëpunim, theksoi Ministri Ademi.

Kur do të njihni të ndryshmin nga vetvetja, shtoi Ademi, do të kuptoni botëkuptimet e tij jetësore, do të kuptoni se pse disa kryqëzohen, ndërsa të tjerët gjunjëzohen dhe luten.

- Do të kuptoni se edhe ai ka dobësi dhe mirësi si edhe ju, sepse në fund të fundit gjithçka dërgon te fakti se të gjithë jemi të barabartë dhe njëlloj. Asnjëherë mos lejoni që paragjykimet të jenë motiv kur duhet të bashkëpunoni me të ndryshmin sipas fesë, ngjyrës së lëkurës, statusit social. Të mësohet për tjetrin është një plus i madh në jetën tuaj, do të kuptoni se edhe ai është njeri si edhe Ju, se nuk është aspak i ndryshëm nga Ju dhe se i pëlqen gjërat e njëjta të cilat i pëlqeni edhe Ju, u shpreh Ministri duke shtuar që shoqërimi i nxënësve që ishin pjesë e këtij projekti do të vazhdojë edhe pas përfundimit të të njëjtit.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook