Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi sot ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë ku ka marrë pjesë në promovimin e aparaturës elektronike për drejtimet teknike në këtë shkollë. Ky është investim i ndihmuar nga Qendra Nansen Dialog nga Norvegjia.  Ministri Ademi theksoi se ky investim do të përmirësoj kushtet për punë të nxënësve në këtë shkollë profesionale dhe këta drejtime të jenë më atraktive. Njëkohësisht, shtoi ai, nxënësit të pajisen me shkathtësi dhe aftësi për të gjetur punë dhe për të zhvilluar karierën e mëtutjeshme në arsimin e lartë.

Ministri Ademi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimet e emrave të shkollave në Tetovë theksoi:

“Komponenta kryesore për cilësinë në arsim sigurisht që nuk është emri i një shkolle, por, është aktiviteti që zhvillohet në atë shkollë, mirëpo gjithashtu nxënësit dhe të punësuarit në njëfarë mënyre duhet ta ndjejnë shkollën si të tyre edhe nëpërmjet emrit që mban ajo shkollë. Nëse ju sot zhvilloni një anketë me nxënësit e kësaj shkolle ku gjidemi sot, se kush është “Mosha Pijade ju garantoj që 99.9 përqind nuk do ta dinë se kush është ajo. Kështu që është një proces që ne duhet ta ndjekim, është një proces që duhet tua përshtatim rrethanave aktuale, por edhe nevojave të nxënësive, të prindërve por edhe të punësuarve dhe shpresoj që në bashkëpunim me Komunën e Tetovës të paktën në këtë shkollë ku jemi të gjejmë një zgjidhje më të shpejtë, u shpreh Ademi.

Ai gjatë ditës së sotme në Tetovë ka vizituar SH.F. "Migjeni" ku për së afërmi ka ndjekur projektin për arsim të integruar me aktivitete jashtë mësimore.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook