Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mr. Abdilaqim Ademi, sot në Fakultetin Ekonomik në Shkup, mbajti fjalim në prezentimet me temë “ Programet e Unionit” dhe “Bursat Gabriela Konevska Trajkovska” në organizim të Sekretarijatit për çështje Evropiane, me çka iu dha rëndësi programeve kornizë më të mëdha Evropiane për hulumtim, zhvillim, inovacion dhe mobilitet Horizont 2020 dhe Erazmus+.

- Do të doja të ju informoj se Republika e Maqedonisë në 3-4 vitet e fundit, ka punuar intenzivisht në krijimin e kushteve të përshtatshme për rrumbulakim të plotë të kornizës ligjore të veprimtarisë inovative dhe shkencoro-hulumtuese, si dhe miratimin e dokumenteve më të rëndësishme strategjike. Përveç amandamentit të Ligjit për veprimtari shkencoro-hulumtuese, me të cilën parashihet 40% e pagesave për shkollim të shpërndahen për hulumtime thelbësore dhe aplikative, modernizimin e infrastrukturës shkencoro-hulumtuese dhe mirëmbajtjen e saj, trajnime, dhe të ngjashëm, është miratuar edhe Ligji për veprimtari inovative, potencoi Ademi, dukes shtuar që, kah fundi i vitit 2013 filloi me punë Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik, funksion themelor i të cilit është që të sigurojë mbështetje për financim dhe bashkë-financim të projekteve zhvillimore dhe inovative, granteve për transferimin e teknologjive, si dhe mbështetje teknike dhe konsultative për start ap dhe kompanitë ekzistuese.

- Prej strategjive, shtoi Ademi, do të përmendja Strategjinë Kombëtare për inovacione 2012-2020 dhe Strategjinë rajonale shkencoro-hulumtuese për inovacion të Ballkanit Perëndimor.

- E gjithë kjo krijon bazë të mirë për përforcim të mëtejshëm të kapaciteteve dhe potencialin e përgjithshëm shkencoro-hulumtues, e me këtë edhe përdorim më të suksesshëm të mundësive që ofrohen nga programet e përgjithshme kombëtare dhe ndërkombëtare, posaçërisht Horizont 2020 dhe Erazmus +, u shpreh Ademi, duke shtuar që me nënshkrimin e Marrëveshjes për pjesëmarrje në këto programe, Republika e Maqedonisë u bë anëtare e asociuar, që nënkupton të drejta dhe detyrime të barabarta si edhe shtetet anëtare të BE-së.

Ministri Ademi, përpara të pranishmëve potencoi që Republika e Maqedonisë shënon rezultate vërtetë të mira nga pjesëmarrja në programet kornizë për hulumtim dhe zhvillim, duke filluar nga FP6, ku ishte lider në rajon me 64 projekte dhe 6,2 milionë euro, duke vazhduar në FP 7, ku ka më shumë se 120 projekte me 13-14 milionë euro.

- Porosia ime për të gjithë ju është që të kapitalizoni këtë përvojë, njohuri dhe potencialin dhe në maksimum t’ju përgjigjeni sfidave që para jush i hapin programet Horizont 2020 dhe Erazmus +. Ju ftoj të gjithë juve të hapëroni dhe të kyçeni në programet, ti gjeni mundësitë tuaja dhe ti begatoni kapacitetet tuaja, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook