Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi, sot vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Republikws sw Maqedonisë ku realizoi takim me kryaterin e Akademisw, Vllado Kambovski dhe Këshillin drejtues.

- Prej kryetarit dhe përfaqësuesve të ASHAM-it u kërkua që të mbahen takime më të shpeshta, të marrin pjesë në përgatitjen e strategjive kombëtare për zhvillimin e shkencës dhe të inovacionit, për më shumë resurse që në të ardhmen do të duhet të punësohen. Gjithashtu, u përshëndetën edhe hapat për dhënien e bursave për shkencëtarë të rinj, për investimet në laboratorë, për përkthimin e librave  dhe projekteve të tjera në këtë fushë. Më vjen mirë që qasja e ASHAM-it dhe akademive në rajon tashmë po ndryshonë dhe gjithnjë e më shumë punojnë  në hulumtim dhe inovacion. Mendoj që kjo është ardhmëria e akademive dhe shteteve, sepse shkenca është forca lëvizëse e zhvillimit të shteteve, tha ministri Ademi nw deklaratwn pas takimit.

Në lidhje me përpjekjet për të thithur sa më shumë fonde ndërkombëtare për veprimtari hulumtuese të cilat janë në dispozicion në Maqedoni, posaçërisht ato të Bashkimit Evropian, ministri Ademi tha se MASH tash më ka krijuar njësi kompetente për zbatimin e programit "Horizont 2020".

Në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shkup, deklaroi Ademi, dje dhe sot janë organizuar punëtori për individë dhe institucione që të dijnë se si të aplikojnë dhe të përgatitin projekte për të përdorur fondet që i kemi në dispozicion.

Kryetari i Akademisë Kambovski, takimin e  vlerësoi si shumë të dobishme, posaçërisht për shkak se, siç tha ai, prej Ministrit janë informuar se ka plane reale për përforcim  të sektorit të shkencës në që është në përputhje me kërkesat e BE-së.

- Jemi të kënaqur që kemi marrëveshje të plotë mbi disa çështje të rëndësishme, që deri në fund të këtij viti do të miratohet programi për zhvillimin e arsimit të lartë, shkencës dhe hulumtimit, e cila parasheh  përmirësimin e shkencës dhe hulumtimit çdo vit, rritjen e mjeteve për shkencë dhe hulumtime , edhe atë jo vetëm prej buxhetit të shtetit, por në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe projekte ndërkombëtare. Duhet të përgatitet një strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin e veprimtarisë  shkencoro-hulumtuese që gjithashtu do të jetë një detyrë e madhe. Segment i rëndësishëm i strategjisë është përforëcimi i infrastrukturës shkencore, që do të thotë pajisjet dhe kuadër shkencor, që për momentin shumë na mungon., u shpreh akademiku Kambovski.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook