Në koordinim të Ministrisë për arsim dhe shkencë në periudhën prej 13 deri më 17 tetor u mbajt punëtori për referencë/udhëzim të Kornizës nacionale për kualifikime (KNK) me Kornizën Evropiane për kualifikime (KEK).  

Në këtë punëtori morrën pjesë ekspert dhe anëtarë të grupit Këshillëdhënës për KEK-un pranë Komisionit evropian, zonja Eduarda Kastell Branko, menaxhere e vendit tonë nga ETF, eksperti nga Kroacia, zotëri Mile Xhelalia, eksperti nga Austria, zotëri Edvard Stejdeker, eksperti nga Mali i Zi zotëri Rajko Kosoviq, ekspertja nga Hungaria zonja Erzbet Zllamka dhe zonja Mirjam De Jong nga Holanda, me ç’rast u prezantua projekt raporti i parë Nacional për referencën e KNK-së me KEK-un, i cili ka të bëjë me gjendjen reale të sistemit arsimor dhe kualifikues në vendin tonë dhe të përmbushjes së kritereve të caktuara nga Bashkimi Evropian.

KNK, përkatësisht korniza maqedonase e kualifikimeve, paraqet strukturë të kualifikimeve, të vetme, të plota dhe sistematikisht të rregulluara për sistematizimin, përshkrimin dhe zhvillimin e kualifikimeve dhe të mundësisë për gatishmëri, të pjesëmarrësve në procesin e arsimit dhe trajnimit, të punësuarve dhe bizneseve, të operojnë në tregje edhe më globale dhe si mundësi për mësim të përjetshëm në drejtim të thellimit të diturisë, aftësive dhe të rritjes së kualifikimeve te pjesëmarrësit në procesin e mësimit.

Korniza nacionale e kualifikimeve përfshin 8 nivele dhe 2 nën nivele në kualifikime të cilat mund të fitohen përmes të gjitha llojeve të arsimit dhe trajnimit
Për secilin nivel të kualifikimeve ka përshkrime me të cilat caktohet niveli i pjesës komplekse të diturisë, aftësive dhe kompetencave (pavarësisë dhe përgjegjësisë).
Përshkrimet e kualifikimeve bazohen në rezultatet e të mësuarit.

Prandaj, kualifikimet paraqesin përmbledhje të rezultateve të çertifikuara dhe dokumentuara të mësimit (diturisë, aftësive dhe kompetencave) në pajtueshmëri me standardet e dhëna, pa marrë parasysh atë si dhe ku janë fituar.


Në rrjedhë është procesi i referencës/udhëzimit të Kornizës maqedonase të kualifikimeve me Kornizën Evropiane të kualifikimeve, kurse përfitime nga procesi i referencës/udhëzimeve do të kenë të gjitha palët e interesuara. Nxënësit, studentët dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë në arsim dhe trajnim do të motivohen për përfshirjen në proces nëse e dinë saktë se cilat njohuri (dituri), aftësi dhe kompetenca u janë të nevojshme, që ta fitojnë kualifikimin e dëshiruar.
 
Punëdhënësit do t’i përdorin nëse janë të sigurtë se ata garantojnë njohuri, aftësi dhe kompetenca.
 
Institucionet arsimore dhe institucionet për trajnim do t’i pranojnë vetëm nëse kualifikimet i sigurojnë kriteret hyrëse për programet të cilat i ofrojnë.

Arsimtarët dhe trajnuesit  patjetër duhet të jenë të përfshirë në proces që të dinë se si kualifikimet duhet t’i aplikojnë në mësim.

Individët do ta shfrytëzojnë për përparim, si dhe pjesëmarrje në mësimin e përjetshëm.

Përfshirja aktive e të gjitha palëve të interesuara duhet të kontribuojë për gatishmëri më të madhe, motivim më të madh për mësim, për gjërat atraktive e të mësuarit formal, jo formal dhe informal.

Të gjitha palët e interesuara duhet të informohen mirë për rezultatet e procesit të referimit dhe të pasojave nga rezultatet e procesit ndaj tyre, sepse referimi do të ketë ndikim të madh në sistemin për kualifikime në vend, duke përfshirë edhe sigurimin e kualitetit, punësimit dhe të integrimit social të atyre që mësojnë dhe të punonjësve në mbarë shoqërinë.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook