Ministri i Arsimit dhe Shkencës mr. Abdilaqim Ademi, së bashku me kryetarin e komunës së Likovës, Sadulla Duraku, sot  vizituan shkollën fillore “ Faik Konica” në fshatin Sllupçan, që u rekonstruua me grantin e Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë.

- Bashkëpunimi në mes Komunës së Likovës dhe Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë, ka kontribuuar që nxënësit e Shkollës Fillore “ Faik Konica” në Sllupçan të ndjekin mësimin në klasa të reja  moderne, të pajisura me materiale bashkëkohore, që do të Ju ndihmojë në procesin edukativo-arsimor, deklaroi Ministri Ademi, duke potencuar  që Komuna e Likovës është një nga të rrallat në vend, që përmes donacioneve në territorin e saj arriti të sigurojë rikonstruimin e objektit shkollor.

Shpresoj që shembullin e Komunës së Likovës  të ndjekin edhe komunat tjera dhe në mënyrë të pavarur të arrijnë përmirësimin e kushteve në shkollë, me çka do t’ua përafrojnë standardet evropiane dhe bashkëkohore nxënësve të tyre, theksoi Ministri për Arsim dhe Shkencë, mr Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook