Ministri i Arsimit dhe Shkencës, M-r Abdilaqim Ademi  së bashku me kryetarin e komunës së Gostivarit, sot  vizituan shkollën fillore të rikonstruuar “ Bashkimi” .

- Sot, së bashku me kryetarin e komunës Bejta, bëmë inaugurimin e pjesës së rikonstruuar të shkollës fillore “Bashkimi”, objekt ky tani më me efikasitet energjetik. Për këtë renovim Ministria për Arsim dhe Shkencë  ndau rreth 20 milionë denarë, mjete të cilat u shfrytëzuan për renovimin e një pjese të kulmit të shkollës, pjesët sanitare dhe dritaret, si dhe për dyshemetë në shkollë, fasadën dhe zdrukthëtarinë e brendshme, theksoi Ministri Ademi.

Me këtë investim, potencoi Ademi edhe njëherë dëshmuam së nxënësit janë më të rëndësishëm për ne dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë të realizojmë qëllimin tonë që secili fëmijë në Republikën e Maqedonisë, në çdo qytet dhe në çdo fshat, të fitojë kushte për punë ashtu si e meritojnë- kushte moderne dhe bashkëkohore.

-Do të vazhdojmë me investime tjera në komunën e Gostivarit, me qëllim të përmirësimit të kushteve për zvillimin e procesit edukativo-arsimor, potencoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.

- Unë si kryetar i komunës e falënderoj shumë ministrin e Arsimit për investimet e bëra në shkollën "Bashkimi". Them me mburrje dhe krenari se është një prej shkollave më të mira publike në nivelin nacional në Republikën e Maqedonisë, kuptohet se këtë nivel e mbajnë drejtori dhe të punësuarit në shkollën "Bashkimi", theksoi Kryetari i Komunës Nevzat Bejta.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook