Në margjinat e Sesionit të 63-të të Komisionit për Droga Dehëse, të mbajtur më 3 mars në Vjenë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Qeverinë e Bosnjë e Hercegovinës, Qeverinë e Malit të Zi, organizatën joqeveritare “Green Crescent” dhe UNODC e organizuan ngjarjen me temë “Parandalimi pa kufij: Politikat efektive për ballafaqimin e Ballkanit me drogën”. Vendet e rajonit ishin prezantuar në nivelin e ambasadorit, zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror, ndërsa në ngjarjen morën pjesë edhe ekspertët e fushës, si dhe përfaqësuesit e kapitujve kombëtarë të organizatës qytetare „Gjysmëhëna e Gjelbër”.


Diskutimi u zhvillua rreth iniciativave dhe politikave aktuale për luftën kundër drogës, rezultatet e arritura të suksesshme në të kaluarën, si dhe mënyrën e veprimit të mëtutjeshëm. Pjesëmarrësit në ngjarjen u përqëndruan në nevojën që t’u kushtohet një vëmendje e veçantë fëmijëve dhe mjedisit ku rriten. U theksua rëndësia e politikave për parandalimin e drogës dhe ndikimi i tyre i drejtuar për publikun e gjerë, si dhe nevoja për edukimin e vazhdueshëm të grupeve të ndryshme në shoqëri. Lidhja midis parandalimit të suksesshëm nga droga dhe procesit për anëtarësim në BE, gjithashtu u theksua.

Pjesëmarrësit potencuan se tema për parandalimin e përdorimit të drogës nuk mund të trajtohet në mënyrë të izoluar, por në korelacion me sundimin e së drejtës, parandalimin e tregtisë me drogë dhe format e tjera të krimit, sigurimin e kufijve, implementimin e programeve të orientuara për të rinjtë, si dhe qasjen e trajtimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të shfrytëzuesve të drogës. Në panel ishin përfshirë edhe sektorët e ndryshëm qeveritarë, organizatat qytetare dhe UNODC, me çka ishin përfshirë të gjitha aspektet e temës.

Programi për adoleshentë (Lions Quest Skills) i udhëhequr nga UNODC ishte theksuar si një praktikë e mirë për mësimin emocional dhe shoqëror në shkollat për të parandaluar përdorimin e drogës tek adoleshentët e rinj me rezultate inkurajuese në Evropën Juglindore, ku zbatohet prej vitit 2014 nga ana e UNODC dhe Fondacioni Lions Club, me çka deri më sot janë përfshirë 7,700 fëmijë, 472 edukatorë / trajnerë në 185 shkolla, 5 vende dhe 40 qytete dhe komuna të rajonit.

Përveç kësaj, UNODC i mbështet vendet e rajonit në luftën kundër përdorimit të drogës përmes ngjarjeve për ndërtimin e kapaciteteve dhe iniciativave të tjera që synojnë forcimin e mekanizmit për t'u përballur me këtë të keqe të madhe të ditëve të sotme. Për shembull, në Bosnjë e Hercegovinë, iniciativa për shkathtësi familjare të UNODC - familje të forta do të zbatohet në bashkëpunim me Organitzatën për shërbime në komunitetin „Festoni mbështetjen” në Sarajevë në fillim të muajit maj të vitit 2020. Në Shqipëri, UNODC e ka përkrahur organizimin e punëtorisë së parë trajnuese për Programin Universal për Trajtim (PUT) në fillim të vitit 2020, qëllmi i së cilës është përforcimi i sistemit kombëtar për trajtimin e çrregullimeve nga përdorimi i substancave në pajtim me praktikat ndërkombëtare dhe do ta vazhdojë këtë punë.

Ngjarja në të cilën morën pjesë mbi 90 persona, përfundoi me diskutimin për mënyrat e rritjes së bashkëpunimit në fushën e zvogëlimit të shfrytëzimit të drogës dhe rëndësinë e përpjekjeve në këtë fushë.

 

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook