Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se Ministria e Punëve të Jashtme në bashkpunim me Mbretërinë e Spanjës shpall Konkurs për pranim në studime të magjistraturës - diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në shkollën diplomatike në Madrid për vitin akademik 2020-2021.

Studimet e magjistraturës si referencë botërore për përgatitjen e analistëve dhe ekspertëve për marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë ndërkombëtare, në gjuhën spanjole. Programi për studime të magjistraturës përbëhet prej 55 kredive (550 orë) dhe zgjat një vit akademik, duke filluar prej muajit tetor deri në muajin qershor.


Të gjithë kandidatët duhet të kenë njohuri të mjaftueshme të gjuhës spanjole, ku duhet të vërtetohet me diplomë për njohuri të gjuhës spanjole, si gjuhë e huaj (DELE), niveli i lartë (duke u thirrur në kornizën evropiane në nivelin ekuivalent B2).

Afati i fundit për dorëzimin e fletëaplikimeve është 1 prill 2020, ndërsa testet për pranimin e studimeve të magjistraturës janë paraparë të mbahen para datës 30 prill të këtij viti.

Studimet e magjistraturës përveç nëpunësve diplomatik i dedikohen edhe të gjithë nëpunësve të tjerë. Kandidatët jo diplomatik duhet personalisht të aplikojnë në studimet e magjistraturës, duke dorëzuar formularin dhe duke i parashtruar të gjitha dokumentet e nevojshme për thirrjen.

Kushtet, mënyra për aplikim, si dhe fletëparaqitja gjenden në linkun:

http://www.exteriores.gob.es/Portal/es/Ministerio/EscuelaDiplomatica/Master/Paginas/M%C3%A1ster--Edici%C3%B3n-2020-2021.aspx
Të gjitha informatat më të hollësishme për studime të magjistraturës në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare për vitin akademink 2020/2021 në shkollën Diplomatike në Madrid, kandidatët e interesuar mund t’i marrin në Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës në Shkup.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook