Në bazë të nenit 45 të Ligjit për arsimin fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19), Ministria e Arsimit dhe shkencës shpall

 

TH I R J E    P U B L I K E 
për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë të fituar ose medaljen e artë, argjendi, gjegjësishtë të bronzit në gara ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencat natyrore, të nxënësit, të mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin në këto fusha, si dhe mentorin i cili e ka përgatitur nxënësin për garën

 


1. Kusht për pjesëmarrje 
Në thirrjen Publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë të fituar ose medaljen e artë, argjendi, gjegjësishtë të bronzit në gara ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencat natyrore, të nxnënësit, të mësimdhënësit i cili ligjëron në këto fusha, si dhe të mentorit i cili ka përgatitur nxënësin për gara mund të konkurojnë:
- nxënës – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në shkollë fillore në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 
- mësimdhënës – shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë fillore në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ligjëron lëndën në këto fusha të nxënësit dhe e ka përgatitur nxënësin për gara dhe, 
- mentori – shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili e ka përgatitur nxënësin për garën,
që kanë fituar shpërblimin e parë, dytë apo tretë ose medaljen e artë, argjend, gjegjësishtë të bronzit në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës, dhe shkencat i mbajtur në vitin shkollor 2019/2020.
Garë Ndërkombëtare nënkuptohet gara në të cilën marrin pjesë nxënës nga së paku dhjetë shtete të ndryshme në të cilën krahasohen njohuritë në mes nxënësve nga shtetet e ndryshme dhe rangimi i nxënësve më të mire nga të gjitha shtetet që marrin pjesë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për shpërblimin e parë, dytë apo tretë ose medaljen e artë, argjend, gjegjësisht të bronzit në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencat natyrore ndan shpërblim në të holla në përputhje me nenin 45 paragrafët (1), (2) dhe (3) të Ligjit për arsimin fillor. 
Nëse në garat ndërkombëtare ka më tepër nxënës që kanë fituar shpërblimin e parë, dytë dhe tretë gjegjësisht që kanë fituar medaljen e artë, argjend apo të bronzit, jepet shpërblim në të holla vetëm atyre nxnënësve që janë të ranguar në vendin e parë, dytë dhe të tretë, gjegjësisht për tre nxënësit e parë që kanë fituar më shumë pikë në përputhje rang lista nga gara ndërkombëtare. Nëse në rang listën ka dy ose më tepër nxënës që kanë fituar shpërblim në vendin e parë, dytë ose tretë dhe janë me numër të njëjtë të pikëvë, Ministria do të ndajë shpërblim në të holla për të gjithë nxënësit me numër të njëjtë të pikëve. 
2. Mënyra e aplikimit dhe afati 
Nxënësi, bashkë me mësimdhënësin që ligjëron lëndën në shkollë dhe mentorin i cili e ka përgatitur në garë duhet të dorëzoj: Fletëaplikim me të cilën i dorëzon dokumentet në vijim: 
(shkarko Fletëaplikimin)
- Certifikatë për shtetëtësi për nxënësin në origjinal ose kopje të verifikuar në noter,
- Certifikatë për shtetëtësi për mësimdhënësin në origjinal ose kopje të verifikuar në noter,
- Certifikatë për shtetëtësi për mentorin në origjinal ose kopje të verifikuar në noter,
- Vërtetim se është regjistruar si nxënës i rregullt në shkollë fillore në vitin shkollor 2019/2020; 
- Vërtetim për mësimdhënësin se është punësuar në shkollë fillore;
- Vërtetim për mentorin që është i punësuar në institucionin që punon
- Kopje të diplomës, mirënjohje, gjegjësisht sertifikat për shpërblimin e vendit të parë, dytë, dhe tretë apo medaljen e artë, argjend, gjegjësisht bronzit në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencat natyrore, për nxënësin, mësimdhënësin dhe mentorin;
- Llogaria e transaksionit të nxënësit, mësimdhënësit dhe mentorit;
- Dëshmi ku do të dëshmohet se gara është ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore dhe në të cilën kanë marrë pjesë nxënës nga më së paku dhjetë shtetet e ndryshme;
Deklaratë të nënshkruar nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin, se ai është mësimdhënës që ligjëron lëndën nga këto fusha dhe e ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare;
Deklaratë të nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit se ai është mësimdhënësi që e ligjëron lëndën nga këto fusha dhe e ka përgatitur nxënësin për garë ndërkombëtare; 
Deklaratë të nënshkruar nga shoqata për akreditimin e mësimdhënësve për mentorin, se ai është mentori që e ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare, 
Deklaratë të nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit se ai është mentori që e ka përgatitur nxënësin për garë ndërkombëtare;
Deklaratë të nënshkruar nga mësimdhënësi, se ai është mësimdhënësi që e ligjëron lëndën nga këto fusha dhe e ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare;
Deklaratë të nënshkruar nga mentori, se ai është mentori që e ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare;
Deklaratë të nënshkruar nga prindi/kujdestari për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit,
-Deklaratë të nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale, dhe 
-Deklaratë të nënshkruar nga mentori për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.
Nëse mësimdhënësi i cili e ka përgatitur nxënësin përshkak të mospjesëmarrjes në garë nuk ka diplomë, mirënjohje, gjegjësisht certifikat për shpërblimin e vendit të parë, dytë dhe tretë ose medaljen e artë, argjend, gjegjësisht të bronzit në garën ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, si dëshmi konsiderohen deklaratat nga alinea 10,11 dhe 13 të kësaj pike.


Fletëaplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës) ose përmes postës në adresën në vijim: Bul. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, me shënim “ Për Thirjen Publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë të fituar ose medaljen e artë, argjendi, gjegjësishtë të bronzit në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencat natyrore, të nxënësit, të mësimdhënësit që ligjëron lëndën në këto fusha, si dhe mentorin i cili e ka përgatitur nxënësin për garën”, më së voni deri në vitin 30.08.2020.
3. Ndarja e shpërblimeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës individualisht do të ndaj shpërblim në të holla në lartësi prej 100% të pagës mesatare neto e paguar për një të punësuar në vend në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit për vendin e pare medalje e artë, 80% për vendin e dytë shpërblim medalje e argjend dhe 60% për vendin e tretë shpërblim medalje bronzi.
Fletëaplikimet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimi të afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e Ministirisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për gara ndërkombëtare që zbatohen në mënyrë elektronike në largësi nuk ndan shpërblim në të holla, si dhe për garat ndërkombëtare të cilët kanë të bëjnë me projektin. 
Gjithashtu Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndan shpërblim në të holla për vendin e parë, dytë dhe të tretë të fituar në garën për popullarizimin e matematikës “Kengur” sepse i njëjti nuk është garë ndërkombëtare.
Në Kartën e Asocijacionit Ndërkombëtar “Kangourou sans Frontieres”, thuhet se është organizuar e ashtuquajtura “Lojra pa kufi”, që të promovohet baza kulturore e matematikës përmes organizimit të garave vjetore në matematikë, qëllimi i së cilës është të stimulojë dhe motivojë sa më shumë nxënës të jetë e mundur për të menduar në drejtim të pjesëmarrjes në aktivitete të tjera, gara dhe olimpiada nga matematika. 
Në Kartën e njëjtë përpos tjerave është theksuar se kjo lojë është me qëllim të tërheqë numrin maksimal të nxënësve pa pasur çfardo seleksioni nacional të pjesmarrësve, as për të krahasuar njohuritë midis shteteve.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook