Konkurs për përzgjedhjen e mësimdhënësve për realizim të mësimit për arsimin fillor në gjuhë amtare për fëmijët e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit
Në bazë të nenit 12 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit për arsimin fillor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/2019 dhe neni 3 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën për përzgjedhje të mësimdhënësve të cilët realizojnë mësim për arsimin fillor në gjuhë amtare për fëmijë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët qëndrojnë jashtë vendit nr. 10-1517/1 më datë 09.04.2010, nr. 11-6938/1 më datë 16.11.2012, dhe nr. 20-17716/1 më datë 19.11.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

KONKURS
Për përzgjedhjen e mësimdhënësve për realizimin e mësimit për arsimin fillor në gjuhën amtare për fëmijët e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëndrim të përhershëm ose të përkohsëm jashtë vendit

1. Publikohet Konkurs për përzgjedhje të mësimdhënësve për realizimin e mësimit për arsimin fillor në gjuhën amtare për fëmijët e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit për shtetet:
Republika e Gjermanisë (mësimi në gjuhën maqedonase) 
- Një (1) mësimdhënës në Berlin me rrethinë (me mësim në gjuhën maqedonase)
- Një (1) mësimdhënës në Frankfurt dhe Majnc me rrethinë (me mësim në gjuhën maqedonase)
Republika e Zvicrës (me mësim në gjuhën maqedonase)
- Një (1) mësimdhënës në Baar, Surze, Llugano me rrethinë (me mësim në gjuhën maqedonase),
- Një (1) mësimdhënës në Muralto, Llokarno, Minuzio, Sollduno me rrrethinë (me mësim në gjuhën maqedonase)
Republika e Francës (me mësim në gjuhën shqipe)
- Një (1) mësimdhënës në Paris me rrethinë (me mësim në gjuhën shqipe)
1.1. Mësimi do të realizohet në gjuhët:
Republika e Gjermanisë – dy mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase,
Republika e Zvicrës – dy mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase dhe 
Republika e Francës – një mësimdhënës me mësim në gjuhën shqipe

2. Kandidatët e interesuar është e nevojshme që t'i plotësojnë kushtet:
- Të kenë të mbaruar arsimin e lartë për mësimdhënës të grupit klasor, pedagog, mësimdhënës të gjuhës maqedonase ose mësimdhënës të gjuhës shqipe;
- Të ketë përvojë pune më së paku pesë vite në shkollë fillore;
-Ta njohë gjuhën e shtetit për të cilën konkurron, respektivisht për vendet e punës të Republikës së Gjermanisë ta njohë gjuhën gjermane, për Republikën e Zvicrës është e nevojshme ta njohë gjuhën italiane, ndërsa për Republikën e Francës është e nevojshme ta njohë gjuhën frënge;
- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion kundërvajtës ndalim për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë dhe detyrës;
Kohëzgjatja e angazhimit të mësimdhënësit është katër vite shkollore.
Kontrollimin e njohjes së gjuhës së shtetit për të cilin konkurron kandidati e kryen Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Mësimdhënësi i zgjedhur në afat prej 15 ditëve nga dita e lidhjes së marrëveshjes për punë është i obliguar që të realizojë kontakt me personin përgjegjës në Agjencinë për Emigracion dhe të dorëzojë të dhënat e tij për kontakt.
3. Dokumentet e nevojshme:
-Lutje;
- Diplomë për arsimin e lartë të mbaruar ose Certifikatë për kryerje të arsimit të lartë ku do të mund të vërtetohet mesatarja, origjinal ose kopje e vërtetuar në noter; 
- Biografi të shkurtër;
- Vërtetim për stazhin e punës në shkollën fillore;
- Certifikatë për njohjen e gjuhës së vendit për të cilin konkurojnë, origjinal ose kopje e vërtetuar në noter (për Republikën e Gjermanisë- gjuhën gjermane, për Republikën e Zvicrës- gjuhën italiane dhe Republika e Francës- gjuhën frënge);
Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion kundërvajtës ndalim për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë dhe detyrës
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zyrtarisht, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

4. Orari ditor i mësimdhënësve:
- 8 orë varësisht nga organizata e punës edukativo arsimore të mësimdhënësit,
4.1 Orari javor i punës së mësimdhënësit:
- Së paku 5 (pesë) ditë në javë.
4.2 Konpensimi bazë për punë jashtë vendit të mësimdhënësit është:
• Republika e Gjermanisë – 1.740 EURO,
• Republika e Zvicrës – 2.486 CH,
• Republika e Francës – 1.900 EURO.
Dokumentet të dorëzohen në afat prej 15 ditëve nga dita e shpalljes së konkursit në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rr.” Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup, me shënim “ Konkurs për mësimdhënës jashtë vendit”.
Dokumentet të dorëzohen - origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.
5. Përzgjedhjen e kandidatëve e bën Komisioni i formuar me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në afat prej 30 ditëve nga dita e përfundimit të Konkursit.
Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook