Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi sot në Tiranë ka marrë pjesë në Konferencën me temë "Aftësitë për të Ardhmen - Evropa Juglindore dhe Turqi", organizuar nga Fondacioni Evropian për Trajnime. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Ademi theksoi se Resurset njerëzore që posedojnë aftësi të nevojshme në planin afatmesëm dhe afatgjatë janë në bazën e pesë prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zhvillimin e shoqërisë të bazuar në dituri, jetë më cilësore, integrimi në Bashkimin Evropian, mbajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe investimin në arsim, risitë (inovacionet) dhe teknologjia informatike.

“Në përpjekjet për zhvillim të resurseve kualitative njerëzore, gjatë vitit 2013 dhe 2014, Republika e Maqedonisë, bashkë me vendet kandidate nga Evropa Juglindore dhe Turqia, u mbështetën nga Fondacioni evropian për trajnim si bartës i projektit FRAME – Shkathtësitë për ardhmërinë, të realizuar me mjete nga programi shumë i dobishëm IPA. Konferenca e sotme në nivel të lartë na mundëson të shkëmbejmë pikëpamje dhe t’i ndajmë përvojat nga procesi dyvjeçar të bashkëpunimit në zhvillimin e vizioneve për shkathtësitë e nevojshme në planin afatgjatë dhe të bisedojmë për shfrytëzimin e rezultateve nga projekti në adaptimin dhe përparimin e politikave për zhvillim të resurseve njerëzore”, theksoi ministri Ademi.

Me FRAME projektin, shtoi ai, për herë të parë u aplikua qasja foresight për parashikime, i cili mundësojë qasje të participuar në formulimin e vizionit për shkathtësi 2020, pasqyrë e vendosjes dhe zhvillimit institucional të sistemit për monitorim të implementimit të Vizionit të shkathtësive 2020.

“Si rezultat nga këto aktivitete, sot Republika e Maqedonisë ka Pasqyrë (pamje) të vendosmërisë komplekse institucionale, lidhshmëri ndërinstitucionale dhe gërshetim të ndikuesve përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e politikave për zhvillimin e resurseve njerëzore. Pasqyra përmban rekomandime për përparimin e sistemit me qëllim të efikasitetit të rritur në zhvillimin e resurseve njerëzore. Si e atillë, Pasqyra paraqet udhëheqëse për masat dhe aktivitetet nacionale që do të ndërmerren si përgjigje e nxitjeve për përmirësimin e vendosmërisë institucionale të sistemit”.

“FRAME projekti dha kontribut të paçmuar për zhvillim, implementim dhe monitorim e politikave koherente për zhvillimin e resurseve njerëzore:

• Qasja sektoriale mundëson në procesin e planifikimit të shfrytëzimit të mjeteve nga IPA II, Ministria për arsim dhe shkencë, Ministria për punë dhe politikë sociale, Ministria për ekonomi, Qendra për arsimim dhe trajnim profesional, Qendra për arsimimin e të rriturve, partnerët social, vetë administrimi vendor, sektori qytetar dhe të tjerë, në masë të madhe ti shfrytëzojnë rezultatet dhe rekomandimet nga projekti.

• Kapacitetet e zhvilluara për shfrytëzimin e foresight metodologjia për parashikime do të shfrytëzohen në aktivitetet e ardhshme në planifikimin strategjik dhe të krijimit të politikave

• Metodologjitë për parashikime, për vlerësimin e vendosjes institucionale dhe për monitorim, të zhvilluar me projektin, paraqet mjete komplekse bashkëkohore që do të përdoren në mënyrë intensive në nivelin nacional dhe rajonal

• Bashkëpunimi rajonal në zhvillimin e resurseve njerëzore do të mbështetet në mënyrën koherente

• Vizioni i aftësive 2020 do të paraqesë inspirim në përgatitjen të strategjive sektoriale, do ta nxis dialogun ndër institucional me përfshirjen e të gjitha palëve të prekura dhe të planifikimit të prioriteteve etj.

Nxitje më e madhe në planin nacional dhe rajonal është nxitja e vendosjes të sistemeve të kontrolluara mirë dhe të pajisura me sisteme resurse për parashikimin e nevojave nga aftësitë. Sistemi duhet bazuar në rrjet të koordinuar mirë institucional, që do të mundësojë sigurimin e të dhënave cilësore për planifikim, implementim dhe monitorim të politikave për zhvillim të resurseve njerëzore”, theksoi mes tjerash ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook