Zëvendës ministri për Arsim dhe Shkencë, Spiro Ristovski në pres-konferencën e sotme informoi për realizimin e procesit për pranimin dhe vendosjen e studentëve në konviktet shtetërore për vitin akademik 2014/2015.

Ai theksoi se sivjet dukshëm është lehtësuar procesi i aplikimit, për atë që, siç tha, filloi të funksionojë sistemi për sigurimin zyrtar të dokumentacionit nga Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë, Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë dhe Ministrisë të punëve të brendshme, me çka u zvogëlua numri i dokumenteve të nevojshme të cilat studentët i paraqesin në ministrinë resore.

“Përfundimisht me 22 shtator, gjithsej 5.364 student të cilët më parë kanë paraqitur aplikime elektronike në internet portalin www.smestuvanje.mon.gov.mk, kanë paraqitur edhe dokumentacion në ministri. Komisioni vërtetoi se 12,3% nga aplikimet janë me të dhëna të pa sakta, përkatësisht të dhënat në aplikimet elektronike nuk janë identike me të dhënat e paraqitura në dokumentacionin me shkrim. Prapëseprapë, sivjet kemi përmirësim drastik të suksesit të paraqitjeve, për dallim nga viti i kaluar ku numri i aplikimeve të pasuksesshme  ishte 43% nga mbar numri i aplikimeve të paraqitura”, tha Ristovski, duke theksuar se ndarja e shtretërve të studentëve edhe kësaj here u zbatua maksimalisht në mënyrë transparente dhe të drejtë, në pajtim me Ligjin e ri për standardin e studentëve, i cili jep përparësi studentëve nga familjet me rrezik social.

Ndërkaq, sivjet shtretër fituan 5.801 student. 155 vende janë të lira, të cilat, konviktet shtetërore në pajtim me ligjin kanë të drejtë t’i plotësojnë me student, me çmime ekonomike, përkatësisht me çmime të cilat do t’i caktojnë Këshillat drejtues të konvikteve.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook