Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi në press konferencën e sotme me gazetarë informoi se ministria për Arsim dhe Shkencë, tanimë disa vjet  realizon projektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për “Pajisjen e laboratorëve për  veprimtari shkencore -hulumtuese dhe aplikative”, përmes të cilit deri tani janë pajisur mbi 80 laboratorë të institucioneve të larta publike dhe shkencore në vend, për të cilat janë ndarë 1.6 miliardë denarë.

“Me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit midis institucioneve të larta shkencore dhe arsimore publike me biznes sektorin, e në drejtim të shfrytëzimit të mundësive, përkatësisht shërbimeve të cilat këto laboratorë iu ofrojnë kompanive, gjatë muajit tetor në bashkëpunim me fakultetet, Lidhjen e odave ekonomike, Odën ekonomike të Maqedonisë dhe të Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, organizohen prezantime publike të një pjesë të laboratorëve të cilat janë instaluar në fakultete të ndryshme”, tha Ademi.

Sipas tij, bëhet fjalë për praktikë  e  vendosur vitin e kaluar, kur para biznes bashkësisë u promovuan 24 laboratorë me veprimtari aplikative, që hasi në reagime pozitive dhe jehonë të madhe nga ana e kompanive në vend.

“Prezantimet do të mbahen me fillim në ora 12.00, në periudhën prej 03.10, sot e deri më datën 13.10.2014, sipas orarit, i cili me datë konkrete për prezantim të secilit laborator tanimë është shpallur në mediumet e shtypit dhe në internet faqen e ministrisë, ku është publikuar edhe broshura me përshkrim të hollësishëm të secilit laborator të cilat do të prezantohen. Praktikisht në këto 10 ditë do të prezantohen shërbimet e gjithsej 13 laboratorëve të instaluar në fakultetet në Shkup, Shtip dhe Tetovë, të cilët mund të kryejnë veprimtari aplikative dhe hulumtuese në shumë fusha të cilat i prekin kompanitë, si: ndërtimtarinë, industrinë e tekstilit, informatikën dhe teknologjitë komunikuese, mjedisin jetësor dhe atë të punës dhe bujqësinë”, theksoi ministri Ademi.
Bëhet fjalë, shtoi ai, për shërbime të cilat janë të domosdoshme në zhvillimin e shumë bizneseve, përmes rritjes së konkurrencës, e të cilit në të kaluarën kanë mundur të merren vetëm në vendet e jashtme. Të njëjtat tanimë disa vjet janë të pranueshme edhe në Republikën e Maqedonisë dhe këtë me çmime shumë më të ulëta.

“Prandaj, me këtë rast i ftojë të gjitha kompanitë e interesuara të marrin pjesë në këto prezantime të shkurta interaktive, të informohen për mundësitë dhe shërbimet të cilat i ofrojnë laboratorët për secilën kompani, si dhe personalisht të bisedojnë dhe të shkëmbejnë mendime me përfaqësues nga fakultetet dhe me përfaqësues të degës përkatëse ekonomike. Ndërkohë, të gjithë të interesuarit, nëse kanë ndonjë pyetje shtesë, propozime dhe sugjerime në lidhje me prezantimet, të njëjtat munden t’i dërgojnë në adresën tonë elektronike–Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.”, theksoi ne pres konferencën e sotme ministri i Arsimit dhe Shkencës, M-r Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook