Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11) dhe neni 3 të Ligjit për mbështetjn e të rinjëve gjatë blerjes së instrumenteve muzikore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 113/18) Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall

 

KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR BLERJEN E INSTRUMENTIT MUZIKOR PËR VITIN SHKOLLOR/AKADEMIK 2019/2020

 

Ministria bën kthimin e pjesës së paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen plan programet për art muzikorë dhe në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument , për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e studentëve të rregullt të regjistruar në institucionet e larta arsimore ku realizohen programet studimore nga lëmia e muzikës.

I. INFORMACION PËR NXËNËSIT E RREGULLT TË REGJISTRUAR
NË SHKOLLAT E MESME SHTETËRORE NË TË CILËT REALIZOHEN PLANET DHE PROGRAMET PËR ART MUZIKOR

Të drejtën për kthimin e mjeteve e fitojnë nxënësit që plotësojnë kushtet në vazhdim:

1.Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ,

2. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në vitin e katërt në shkollat e mesme

shtetërore në të cilat realizohen planet dhe programet për art muzikor,


3. Të kenë arritur së paku sukses- shumë mirë në vitin e parë, dytë dhe tretë në arsimin e mesëm,

4. Të kenë notë të shkëlqyeshme ( 5.00) në lëndën mësimore nga instrumenti për të cilin konkurron për kthimin e mjeteve në vitin e parë, dytë dhe tretë në arsimin e mesëm,
5. Të posedojnë së paku një shpërblim në gara muzikore ose të kenë realizuar shfaqje publike ( solo koncert, recital, gjysmë recital, ose solo performancë me ansambël), në vitin aktual ose dy vitet shkollore të mëparshme dhe


6. Të ardhurat mujore të përgjithshme të prindërve- kujdestarëve të nxënësit të jenë më pak se katër paga mesatare të paguara për punonjës për tre muajt e fundit të përcaktuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.


Dokumentet e nevojshme:

1. Kërkesë për kthimin e mjeteve 

2. Certifikatë e shtetësisë


3. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin e katërt në shkollë të mesme shtetërore ku realizohen plan programet e artit muzikor;


4. Kopje të dëftesave për vitet e kaluara shkollore në arsimin e mesëm
5. Deklaratë për statusin familjar të nxënësit ;


6. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale për nxënësin dhe prindërit- kujdestarët e tij ku pajtohen që Ministria zyrtarisht t′i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilët ka marrëveshje për bashkëpunim;

7. Për nxënësit prindërit e të cilëve janë të divorcuar dorëzohet dëshmi për divorc ndërsa nëse kandidati merr alimentacion e njëjta të dorëzohet si e ardhur mujore;
8. Vërtetim për pagën e realizuar të prindit - kujdestarit në muajin e fundit para publikimit të konkursit, në qoftë se për këtë muaj nuk është bërë pagesa atëherë të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit ( për prindërit-kujdestarët të punësuar në institucione shtetërore ose publike duhet të dorëzohet vërtetim nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit- kujdestarët të punësuar në kompani private përveç vërtetimit të pagës të dorëzohet dhe deklaratë të nënshkruar për marrjen e pagës);

9. Certifikatë nga Drejtoria për të Ardhurat Publike, për të ardhurat e realizuara në baza të ndryshme për vitin e kaluar ( të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura nga veprimtaria bujqësore, të ardhura nga të drejtat pronësore, të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese, etj) për nxënësin dhe prindërit/kujdestarët;
10. Për prindërit- kujdestarët e pensionuar dorëzohet dokument për shumën e pensionit - çekun;

11.Shfrytëzuesit e ndihmës sociale marrin zgjidhjen e fundit ose kontrollin e fundit;

12. Vërtetim se nuk janë të punësuar ose marrin/nuk marrin kompensim në të holla për të dy prindërit/kujdestarët të kandidatit veçmas, nga Agjencioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe

13. Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqet publike të cilat dorëzohen si dëshmi në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter.

Informacione shtesë:

Ministri i Arsimit dhe Shkencës formon Komision për shqyrtimin e kërkesave të arritura nga nxënësit dhe përcakton plotësimin e kushteve të këtij ligji, i përbërë nga 3 anëtar nga Ministria, dy anëtar nga ana e mësimdhënësve të shkollave të mesme shtetërore ku realizohen plan programet për artin e muzikës dhe dy anëtar nga ekspert të njohur nga fusha e muzikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut


Dokumentet me Kërkesë për kthimin e mjeteve, kandidatët duhet t′i dorëzojnë deri te:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me shënim, Konkurs për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor nga ana e nxënësve të regjistruar në shkolla të mesme shtetërore në të cilat realizohen planet dhe programet për art muzikor”

Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54


1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut

Informacionet më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , Antoneta Manevska, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 60 ditë nga dita e publikimit të Konkursit (30.12.2019)

II.PËR STUDENTËT E RREGULLT TË REGJISTRUAR NË INSTITUCIONET E LARTA ARSIMORE KU REALIZOHEN PROGRAMET STUDIMORE NGA LËMIA E MUZIKËS
Të drejtën për kthimin e mjeteve e fitojnë studentët të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1.Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ,

2. Të jenë studentë të rregullt përkatësisht të kenë semestër të vërtetuar në vitin e dytë, tretë ose katërt në institucionet e larta arsimore në të cilat realizohen programet studimore nga fusha e muzikës;


3. Të mos kenë shfrytëzuar paraprakisht mjete nga ana e Ministrisë për blerjen e instrumentit muzikor;

4. Të kenë arritur sukses mesatarë më së paku (8.00) gjatë viteve të kaluara në studime;
5. Të kenë notë dhjetë (10.00) në lëndën kryesore, ndërsa studentë e regjistruar në - teoria e muzikës dhe pedagogji të kenë notë dhjetë (10.00) nga lënda piano;

6. Të posedojnë së paku një shpërblim nga gara muzikore ose konkurse, ose të kenë marrë pjesë së paku në një shfaqe publike ( solo koncert), recital, gjysmë recital ose performancë solistike me ansambël) dhe


7. Të ardhurat e përgjithshme mujore të prindërve/ kujdestarëve të studentit të jenë më të ulëta se katër neto -paga mesatare për punonjës për tre muajt e fundit, të përcaktuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Dokuementet e nevojshme:

1. Kërkesë për kthimin e mjeteve (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkangjitje të Konkursit )
2. Certifikatë e shtetësisë;

3. Vërtetim se është student i rregullt i regjistruar në vitin e dytë, tretë ose katërt në institucionet e larta arsimore në të cilat realizohet programi studimor nga fusha e muzikës;

4. Certifikatë me numrin e provimeve të parapara dhe provimet e dhëna nga vitet e kaluara dhe Formular “ UPPI” të vërtetuar;

5. Deklaratë për statusin familjar të studentit;

6. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale për studentit dhe prindërit- kujdestarët e tij ku pajtohen që Ministria zyrtarisht ti sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilët ka marrëveshje për bashkëpunim ( terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës , bashkëngjitje të Konkursit);


7. Për studentin prindërit e të cilëve janë të divorcuar dorëzohet dëshmi për divorc ndërsa nëse kandidati merr alimentacion e njëjta të dorëzohet si e ardhur mujore;
8. Vërtetim për pagën e realizuar të prindit - kujdestarit në muajin e fundit para publikimit të konkursit , në qoftë se për këtë muaj nuk është bërë pagesa atëherë të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit ( për prindërit-kujdestarët të punësuar në institucione shtetërore ose publike duhet të dorëzohet vërtetim nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit- kujdestarët të punësuar në kommpani private përveç vërtetimit për pagë të dorëzohet dhe deklaratë të nënshkruar për marrjen e pagës);


9. Certifikatë nga Drejtoria për të Ardhurat Publike, për të ardhurat e realizuara në baza të ndryshme për vitin e kaluar ( të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura nga veprimtaria bujqësore, të ardhura nga të drejtat pronësore, të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese, etj) për nxënësin dhe prindërit/kujdestarët;


10. Për prindërit- kujdestarët e pensionuar dorëzohet dokument për shumën e pensionit - çekun;
11. Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dorëzohet Aktvendim ose çeku i fundit;
12. Vërtetim se nuk janë të punësuar ose marrin/nuk marrin kompensim në të holla për të dy prindërit/kujdestarët të kandidatit veçmas, nga Agjencioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe


13. Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqet publike të cilat dorëzohen si dëshmi - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter.


Informacione shtesë:

Ministri i Arsimit dhe Shkencës formon Komision për shqyrtimin e kërkesave të arritura nga nxënësit dhe përcakton plotësimin e kushteve të këtij ligji, i përbërë nga 3 anëtar nga Ministria, dy anëtar nga ana e mësimdhënësve të shkollave të mesme shtetërore ku realizohen plan programet për artin e muzikës dhe dy anëtar nga ekspert të njohur nga fusha e muzikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Dokumentet me Kërkesë për kthimin e mjeteve, kandidatët duhet t′i dorëzoni deri te:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me shënim, Konkurs për kthimin mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor nga ana e studentëve të rregullt të regjistruar në institucionet e larta arsimore në të cilat realizohen programet studimore nga fusha e muzikës ”

Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

Informacionet më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , Ajtene Iljazi, e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.


Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 60 ditë nga dita e publikimit të Konkursit (30.12.2019)

 

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook