Ministri për arsim dhe shkencë, Mr Abdilaqim Ademi, sot, në Ohër mbajti fjalim në takimin trelateral për bashkëpunimin shkencor midis universiteteve udhëheqëse dhe akademive të shkencave të Republikës së Maqedonisë, Republikës së Turqisë dhe Republikës së Bullgarisë, në organizim të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”.

Takimi u mbajt me qëllim të definimit të prioriteteve të përbashkëta për bashkëpunim në shumë fusha shkencore, me fokusin e veçantë të pjesëmarrjes së përbashkët dhe shfrytëzimit të fondeve hulumtuese dhe zhvillimore ndërkombëtare. Gjatë takimit pjesëmarrësit nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilën parashihet përparim në bashkëpunimin e deritanishëm mes institucioneve, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

„Është lehtë të gjendet arsyetim për bashkëpunimin e këtillë, kur të gjitha vendet në rajon synojnë drejt forcimit të veprimtarisë shkencore, si shtyllë kryesore e zhvillimit shoqëror. Rajoni ynë tregon përparim të vazhdueshëm në këtë fushë, por tregon edhe potencial për suksese edhe më të mëdha. Në këtë pikëpamje, Republika e Maqedonisë vendosi që në mënyrë aktive të kyçet në mbështetjen e shkencës dhe veprimtarisë shkencore-hulumtuese, përmes reformave strategjike dhe përmes investimeve të drejtpërdrejta kapitale, të cilat tanimë japin rezultate të dukshme”, theksoi ministri Ademi në fjalimin e vet, me ç’rast theksoi rolin aktiv të Ministrisë në përparimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese në vend përmes projekteve si pajisjen e laboratorëve shkencore-hulumtuese, përkthimin e 1000 librave, profesionale, shkencore dhe të teksteve mësimore në të cilat mësohet në universitetet e njohura botërore, si dhe të sigurimit të mbështetjes financiare për punime shkencore-hulumtuese, projekte dhe veprimtari krijuese.

Ministri Ademi vuri në dukje se nga ky takim pret të dalin konkluzione konkrete të cilat do ta iniciojnë thellimin e bashkëpunimit midis tri vendeve.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook