Në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21”, Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës organizon sfidë për kodim për të gjithë nxënësit e moshës 10 - 15 vjeç ( klasa 6-9 ) e shkollave fillore të cilat ishin përfshirë në ciklin e parë të trajnimeve të mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim që u zhvillua në periudhën mars-qershor 2019.

Sfida ka për qëllim t′i inspirojë të rinjtë në zgjidhjen e problemeve e jetës së përditshme në shkollat e tyre dhe bashkësinë e tyre me ndihmën e kompjuterit. Sfida do të realizohet me pajisjen “Micro:bit” në bi-bi-si, ndërsa prej fëmijëve pritet të hartojnë projekt që do t′i përgjigjen Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm si dhe të eksplorojnë zgjidhje për problemet e jetës së përditshme.


Çdo shkollë ka të drejtë të aplikojë vetëm me një projekt në Sfidën e Kodimit . Nëse shkolla ka disa projekte , mund të organizohet Sfidë në kuadër të shkollës, ku këshilli i shkollës përzgjedh projektin më të mirë për të përfaqësuar shkollën në Sfidën e Kodim.


Sfida e Kodim hapet më 5 tetor 2019 dhe mbyllet më 20 tetor. Aplikimet për projekt pranohen përmes ueb faqes së Këshillit Britanik.
Informacionet më të hollësishme gjenden në https://www.britishcouncil.mk/programmes/education/21st-century-schools/what/competitions.


Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Këshilli Britanik u bëjnë thirrje të gjithë nxënësve dhe shkollave të interesuara që të marrin pjesë në sfidë për kodim.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook