Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në rrjedhë është implementimi i projektit për ,, krijimin e mjedisit i cili mundëson përmirësimin e kualitetit të arsimit dhe mësimit nëpërmjet ko-krijimit dhe Inovacioneve” i udhëhequr nga Smart Ap- Laboratori për inovacioine sociale, përkrahur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe UNICEF-i.

Në kuadër të projektit është paraparë krijimi i veb platformës nacionale për arsim, e cila do të jetë e dedikuar për edukator dhe mësimdhënës të cilët punojnë me fëmijë të moshës prej 3 deri në 10 vjeç.


Çdo edukator, përkatësisht mësimdhënës ka mundësi të krijoj aktivitetin e tij edukativ dhe i njëjti të vendoset në platëformën, si dhe t’i përdori materialet didaktike dhe aktivietet e lojrave të krijuar nga edukator dhe mësimdhënës të tjerët me qëllim të ngritjes së kreativitetit dhe kualitetit të orëve mësimore.


Për këtë qëllim organizohet punëtori dy ditore për edukator dhe mësimdhënës të grupit klasor, ku do të përpunohen materiale didaktike dhe aktivitete lojrash të cilët pas përfundimit të eventit do të jenë të hapura për përdorim nëpërmjet veb platformës për arsim.
Të interesuarit mund të paraqiten për pjesëmarrje në punëtori përmes plotësimit të aplikacionit elektronik në https://skrati.mk/Kreirajaktivnosti, më së voni deri më 27.10.2019.


Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton të gjithë mësimdhënësit e interesuar të paraqiten në punëtori dhe të japin kontributin e tyre personal në implementimin e këtij projekti me idenë e përmirësimit të procesit edukativo-arsimor.

Informacione më të hollësishme https://www.innovationlab.mk/work/inno4edu/.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook