Ministri për arsim dhe shkencë Mr. Abdilaqim Ademi, sot e vizitoi shkollën fillore “Naim Frashri” të rindërtuar në fshatin Negotinë të Komunës së Vrapçishtit.

- Kjo shkollë është pjesë e projektit të ministrisë për Arsim dhe Shkencë për rekonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë. Me investimin me vlerë rreth 300.000 euro, shkolla ka marrë pamje tjetër dhe është gati për të zhvilluar procesi edukativo arsimor, deklaroi ministri Ademi.

Investimi i ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfshiu edhe ndërtimin e pjesës së posaçëm për vendosjen e kazanit për ngrohje, e njëkohësisht punohej edhe në lidhshmërinë e sallës së shkollës me sistemin për ngrohje.

- Investimi në objektin shkollor, nuk do të thotë vetëm përmirësim i kushteve për punën e arsimtarëve dhe nxënësve, por, ky paraqet investim në ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe të përparimit të saj social dhe ekonomik, sepse rinia e edukuar, është faktori bazë dhe kryesor për zhvillimin e vendit. Kjo nuk është shkolla e fundit në të cilën Ministria për arsim ka investuar në rekonstruimin e saj. Gjithkund ku gjatë 50 viteve të fundit nuk është bërë asgjë, përkatësisht nuk është investuar asnjë denarë, ministria gjithmonë do të jetë e gatshme të ndihmojë që të munden të gjithë nxënësit të edukohen sipas të gjitha standardeve evropiane dhe botërore, përkujtoi ministri Ademi gjatë vizitës në Shkollën fillore “Naim Frashëri.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

priracnik-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook