Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 dhe nenit 52-a paragrafi 3 të Ligjit për veprimtari Kërkimore- Shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13 , 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), Neni 2 i Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së kërkuesve shkencorë vendorë në tubimet shkencore ndërkombëtare dhe qëndrimet e studimit jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore" nr. 156/19) si dhe Vendimi i Shpalljes së Konkursit për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrjen e kërkuesve shkencorë vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2019, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall :

 

KONKURS
për ndarjen e mjeteve, për pjesëmarrjen e kërkuesve shkencorë vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2019

 

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall konkurs publik për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrjen kërkuesve shkencorë vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2019.
2. Të drejtë për të paraqitur kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrjen e kërkuesve shkencorë vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare kanë subjektet që kryejnë kërkime shkencore: universitete publike dhe universitete private - në njësitë e tyre të përqendruara në shkencë (institutet shkencore) dhe në njësi të përqendruara në arsimin e bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione të pavarura të arsimit të lartë shtetëror, institucione të pavarura private të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera, institucione shkencore private dhe kërkues të pavarur.
3. Fletëparaqitja me dokumentacionin shoqërues dorëzohet nga subjekti që kryen veprimtari shkencore-kërkimore.
4. Dokumentet e duhura e aplikimit për konkurs janë: Kërkesa e plotësuar 
 dëshmi që punimi është pranuar për prezantim me gojë ose me shkrim (poster) nga organizatori i tubimit shkencor ndërkombëtar;
 pëlqimi nga institucioni ku kandidati është i punësuar për pjesëmarrje në takimin shkencor ndërkombëtar, me nënshkrim nga nënshkrues i autorizuar dhe vula e institucionit, e arkivuar në arkivin e bartësit të fletëparaqitjes;
 vërtetim për shumën e shpenzimeve për udhëtim;
 vërtetim mbi lartësin e shumës së mjeteve për pjesmarrje;
 abstrakt i punimit shkencor
Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale


5. Kërkuesi shkencor vendas është i detyruar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar në përputhje me pikën 4 të këtij konkursi.
6 .Mjetet e ndara për pjesëmarrjen e kërkuesve shkencorë vendas në tubimet shkencore ndërkombëtare do të llogariten sipas shumës së kotizacionit , shumës së shpenzimeve të udhëtimit dhe mjetet në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin aktual.
7. Fletëparaqitjet dhe dokumentet të shënuara në pikën 4 të këtij konkursi duke filluar nga data 01.09.2019 deri më 22.11.2019, dorëzohen në adresën e mëposhtme ose në arkivin e:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENËS
Sektori për Shkencë dhe Inovacion
Bul. "Shën. Kiril dhe Metodi ”nr. 54
1000 Shkup

Informacione të hollësishme rreth konkursit mund të merren nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, personi i kontaktues:
Edmond Metaj, numri i zyrës 1408 ose telefoni 02-3140-183

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook